Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ Shpërndarje: Nis zbatimi i projektit per kontrollin e punës së lexuesve të matësave të energjisë elektrike

CEZ Shpërndarje, në kuadër të transparencës me klientët dhe të angazhimit për të ofruar një shërbim sa më cilësor, ka filluar këtë javë zbatimin e projektit për kontrollin e punës së lexuesve te matësit.
Që nga kjo javë e deri në fund të muajit Shkurt, 100 prej faturistëve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike do të shoqërohen në terren nga një menaxher, i cili do të monitorojë proçedurën e punës së lexuesit përkatës.
Ndërsa lexuesi kryen proçedurat normale të ditës së tij të punës, menaxheri, këtë rradhë jashte zyrës së tij, do të mbajë shënime mbi procesin e punës duke krahasuar në fund të dhënat me ato të lexuesit. Në fund të muajit Shkurt, do të bëhet një analizë e përgjithshme mbi situatën, duke u bazuar mbi shënimet e menaxherëve përkatës. Kompania CEZ Shperndarje ështe e vendosur në masat që do të merren deri dhe në zëvendësimin e punonjësve që rezultojnë të jenë problematikë dhe të korruptuar me punonjës të rinj. Ky projekt gjithashtu ndihmon në kontrollin mbi saktësinë e PDA-së që përdoret për leximin e matësave të energjisë elektrike.
Rreth 40% e ankesave që vijnë nga abonentët janë ankesa që kanë të bëjnë me pretendime për pasaktësi në leximin e matësave. Në rreth 70% të ankesave për mbifaturim vërtetohet që pretendimi i klientit nuk është i saktë. 50% e ankesave për faturim të pretenduara gabim, janë për periudhën 2007 dhe 2008.
CEZ Shpërndarje është plotësisht e angazhuar për t’ju ofruar klientëve të saj një shërbim sa më cilësor dhe të drejtë. Monitorimi në terren i punës së lexuesve vjen pas prezantimin të projektit për fotografimin e matësave dhe përdorimin e aparaturave PDA për një lexim sa më të saktë të konsumit të energjisë.

energjia.al, 19.01.2012