Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Hyn ne fuqi ne 1 janar 2011 Nomenklatura e re e mallrave. Kujdes, ndryshohen kodet doganore te diezelit dhe benzines!

Qeveria ka miratuar ne fund te vitit 2012 nomenklaturen e re te mallrave per vitin 2012.
VENDIM Nr.910, datë 28.12.2011
PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2012
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12 të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005 “Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2012, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.1040, datë 22.12.2010 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2011”, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar 2012 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Ketu mund të gjeni të dhënat e nomenklaturës për Kapitullin 27, i cili mbulon sektorin e hidrokarbureve dhe të energjisë. Nomenklatura e re ka një zgjerim të klasave si dhe ka ndryshuar kodet doganore për shumicën e nënprodukteve të naftës.

energjia.al, 09.01.2012