Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Çështjet strategjike të Energjisë në Shqipëri dhe Evropën Juglindore në fokusin e Seminarit te IENE ne Tiranë

Me nje prani te rendesishme te perfaqesuesve te Ministrise se Ekonomise dhe te Energjise si dhe kompanise shteterore te energjise se Shqiperise, rregullatoret e energjise shqiptar dhe drejtuesit e kompanive qe operojne ne sektorin e energjise shqiptar u zhvillua te marten, 13 dhjetor Tirana, seminari me teme “Politikat e Energjise dhe Strategjite ne Evropen Juglindore dhe roli i Shqiperise “, organizuar nga Instituti i Energjise per Evropen Juglindore (IENE) ne bashkepunim me Dhomen Greko-Shqiptare te Tregtise (EAEVE). Seminari mbuloi nje sere çeshtjesh te tregut te energjise shqiptar (çeshtje rregullatore, te energjise se rinovueshme, hidrokarburet, etj) dhe te pergjithshme te energjise te Evropes Juglindore. Per me teper, biznesi shqiptar pati mundesi te marre pjese ne prezantimin e studimit te botuar nga IENE ne qershor “SE Europe Energy Outlook 2011”.
Nga pala shqiptare moren pjese drejtori i politikave energjetike te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjise se Shqiperise, Prof Stavri Dhima, i cili analizoi sfidat dhe mundesite e reja per sektorin e naftes shqiptare, me theks te veçante ne gazin natyror si dhe Drejtori i FPSH-KESH-it, z. Lorenc Kosta, i cili pershkroi ne detaje sistemin e energjise elektrike ne Shqiperi, me reference te veçante per perspektivat per zhvillimin e metejshem.
Per me teper, rast pershendeti ambasadori i Greqise ne Tirane, z. Nicholas Pazios dhe Presidenti i EAEVE Konstantinos Hidra, te ndjekur nga z. Manolis Zarogiannopoulos, Sekretari i Pergjithshem i EAEVE dhe Drejtori i Aktiviteteve Nderkombetare dhe Mbikeqyrjes se Punimeve te Depa-s z. Dimitris Manolis.
Ne emer te IENE, Drejtor Ekzekutiv i Institutit, z. Kostis Stambolis prezantoi studimin “SE Europe Energy Outlook 2011”, ndersa Koordinatori i Projektit Europian z. Sofianos Nikolaos raportoi gjeresisht rolin gjithnje e me e rendesishme qe energjite e rinovueshme te energjise kane ne politikat e vendeve te rajonin e Evropes Juglindore.
Ne panelin e diskutimit qe pasoi, pjesemarresit paten mundesine te shkembejne pikepamjet per te ardhmen energjetike te Shqiperise, ne funksion te zhvillimeve ne rajonin e gjere te Evropes Juglindore, por edhe mundesite e investimit per kompanite greke te energjise ne vendin tone. Pjesa me e madhe e diskutimit u soll rreth gazit natyror, si dhe qe Shqiperia eshte nje nga vendet e pakta te rajonit e cila nuk e ka prezente ne bilancin energjitik ende kete lende djegese. Megjithate, kjo çeshtje eshte shqetesim i madh per aktualitetin shqiptar per shkak te planeve qe jane njoftuar per kalimin e tubacioneve dhe degezimeve te medha te gazit natyror nepermjet territorit te saj (tubacionet TAP dhe ITGI).
Seminari ishte pjese e nje seri ngjarjesh te IENE ne kryeqytetet e vendeve te Evropes me nje theks ne politiken dhe strategjine e energjise.

energjia.al, 23.12.2011