Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kuçovë: Projekt çek për zonat e ndotura nga nafta

Së shpejti pritet të bëhet realitet projekti për rehabilitimin e  të gjitha zonave të ndotura në qytetin e Kuçovës. Kjo, falë një projekti të qeverisë çeke, i cili synon rehabilitimin e të gjitha zonave të ndotura nga nafta, duke ofruar më shumë hapësira të gjelbra në këtë qytet. Ditën e djeshme është bërë takimi i radhës ndërmjet përfaqësuesve çekë dhe Bashkisë Kuçovë, ku është diskutuar për dy projekte. Kryetari i grupit të punës, Shpëtim Nishani, njëkohësisht dhe nënkryetari i Bashkisë së Kuçovës shprehet se: “Na u prezantuan dy variante, i pari kushton 5 milionë euro dhe zgjat dy vjet, ndërsa i dyti zgjat pesë vjet dhe kushton 35 milionë euro. Bashkia e Kuçovës do të ngrejë një grup pune të veçantë, i cili do të marrë mendimet e specialistëve dhe do të punohet për studimin e fizibilitetit të zonës”.

Gazeta Shqip, 19.12.2011