Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skema, ja si i vjedh CEZ shqiptarët! 50 pyetje te Harasanit per CEZ-in!

Një ekspert i fushës ka bërë llogaritjet nënstacionit elektrik të Selitës, të energjisë që i ka faturuar OST (Sistemi i Shpërndarjes) CEZ-it dhe të faturës që CEZ i ka shitur konsumatorëve. Në një muaj, vetëm në një nënstacion CEZ vjedh mbi 8 milionë KWH energji eletrike në kurriz të shqiptarëve
Gazeta “TemA”, me ndihmën e burimeve të CEZ-shpërndarje dhe të OST-së ka mundur që të llogarisë diferencën e energjisë që kompania shtetërore e shpërndarjes së energjisë i ka dhënë CEZ-it me atë që CEZ i ka faturuar qytetarëve. Shifrat janë alarmante dhe të bëjnë të vësh duart në kokë kur e kupton se si çdo ditë ne shqiptarët vidhemi nga një kompani private të cilës shteti shqiptar i ka besuar menaxhimin e shitjes së energjisë elektrike tek shqiptarët.  Ekspertët në fjalë pranë këtyre kompanive i vënë në dispozicion “Temës” të dhënat për një nënstancion elektrik, pikërisht atë të Selitës, zona ku dhe faturat energjisë paguhen rregullisht.
Llogaritja është bërë vetëm për muajin janar 2011. Nga llogaritjet e shumatores se faturave te konsumatorit tarifor si dhe shitjet qe OST i ka bërë CEZ-it për nënstacionin e Selitës del një diferencë e frikshme ajo eshte si më poshtë:OST i ka faturuar CEZ-it për muajin Janar 39,666,319.47 KËH energji elektrike ndërsa CEZ Sh.a i ka faturuar konsumatorit fundor po këtë muaj 47,839,311KËH energji elektrike. Diferenca e shitjes me blerjen është 8,167,982 ose 20.5% më shumë se sa ka blerë nga OST. Sipas ekspertëve humbjet teknike në rrjet janë mbi 32% dhe si rezultat faturimi duhet të ishte 32% më pak se sa energji ka blerë nga OST. Pra, CEZ i ka shitur konsumatorit tarifur  52.5% energji me shumë se sa ka blerë nga OST. Nëqoftëse do ti referohemi shifrave konkrete na rezulton se CEZ Sh.a vetëm për një muaj vjedh nga konsumatori fundor rreth 20,000,000 KWH energji elektrike ose të shprehur në vlerë leku, duke gjykuar se 1 KËH mesatarisht është më 9.3 lek,  20,000,000 KWH x9.3lek =186,000,000 lek të reja.
Si për ironi të fatit nuk mjaftojnë vjedhjet e çdo muaji në kurriz të shqiptarëve, populli që paguan me tarifat më të larta në rajon, por CEZ ka kërkuar me këmbëngulje rritjen e çmimit e energjisë çdo vit. Sipas burimeve nga CEZ vjedhja e konsumatoreve nuk ka vetëm këtë skemë, pasi metodave të vjedhjes i bashkangjiten edhe vjedhjet që kryen nëpërmjet gjobave te paligjeshme dhe kontratat provizore, po te paligjeshme ndaj popullit, bizneseve e institucioneve shtetërore, kamatvonesat 0.5 % në ditë, selektimit të faturave që u benë nga database për të faturuar me çmimin e 300 KWH etj. Ndërkohë CEZ Sh.a në takimin që ERE organizoi në Hotel DIPLOMAT për të diskutuar me grupet e interesuara rritjen e tarifes se energjise elektrike deklaroi me solemnitet se: “nëqoftëse ERE do te na njohë dëmin ekonomik dhe borxhin e keq ne nuk kërkojme rritje të energjise elektrike”.
Gjoba pa taraf!!!
CEZ Sh.a vazhdon të vendosë gjoba ku do dhe ku mundet ndaj popullit, bizneseve e institucioneve shtetërore  nëpërmjet kompanise se saj NTL. Kjo kompania edhe pse është përballur disa herë me kritikat e ERE-s për këto gjoba të paligjshme, vazhdon të vendosë sërish gjoba në mënyre te shfrenuar.  Gazeta Tema boton sot disa faksimile të gjobave dhe urdhërave të reja që CEZ drejtues te CEZ Sh.a kanë nxjerrë për te vazhduar kete krim ekonomik.
Andis Harasani 50 pyetje per CEZ-in: Trego investimet dhe borxhet
Deputeti i PS-së Andis Harasani, para shumë vitesh ish/drejtor i KESH dhe eskpert i fushës së energjisë prej kohës ka kritikuar kompaninë CEZ për vjedhje të shqiptarëve me anë të faturave dhe jo vetëm aq. Ndërkohë Harasani i drejton drejtuesve të CEZ 50 pyetje publike ku i bën pyetje mbi dyshimet që ngrihen mbi mënyrën se si operon kjo kompani private në tregun shqiptar, ku ajo ka monopolin e shitjes së energjisë elektrike.
1.     Efektiviteti i privatizimit te kompanise shteterore OSSH?
2.     Si kane ndryshuar KPI (key performance indicators) te kompanise pas privatizimit dhe sipermarrjes nga ana e Cez?
3.     A eshte CEZ Shperndarje drejt falimentimit ? A eshte administruar ne menyre efektive kjo kompani kur rezultati financiar i kesaj kompanie eshte negative gjate ketyre 3 viteve? Kujtoj se kur kjo kompani ishte shteterore rezultonte me fitim dhe shperndante dividend?
4.     Cfare strategjie dhe rezultatesh ka realizuar kompania CEZ per te rritur nivelin e arketimeve?
5.     Cfare masash konkrete ka marre kompania CEZ per te ulur nivelin total te humbjeve ne rrjet (humbje teknike dhe komerciale)?
6.     Cfare investimesh ka kryher kompania CEZ per zvogelimin e humbjeve dhe permiresimin e sigurise dhe cilesise se furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve?
7.     Cili ka qene niveli i investimeve te planifikuara dhe realizimi i tyre per vitet 200-2011?
8.     Cfare plani investimesh te reja po realizon CEZ Shperndarje gjate 2011 dhe efektiviteti i tyre?
9.     Cfare strategjie zhvillimi ka perpiluar CEZ per 2012-2014? A i disponon kjo kompani burimet e financimit dhe ato tekniko-administrative per te realizuar projektet e parashikuara ?
2012    6.5 miliard leke investime!!!
10.  Sa eshte vlera e borxhit qe Cez i detyrohet KESH dhe OST (payable)?
Niveli total I payable:
2008    7.2 miliard leke
2009    7.5 miliard leke
2010    9.8 miliard leke
2011    14.2 miliard leke (until shtator) : KESH- 7 miliard ; OST – 2.7 miliard
11.  Si shpjegohet qe eshte dyfishuar niveli i borxheve ndaj kompanive tetjera? Keqperdorim i Cash-Floë apo keq menaxhim i kostove?
12.  Cilat jane zerat kryesore te shpenzimeve te kompanise dhe struktura e tyre duke filluar qe pas privatizimit?
Janar-shtator 2011    

Rent: 234 milion leke (building & Cars)
Fuel: 151 milion leke
Security: 157 million leke
Advertising: 54 milion leke
13.  Sa jane kostot e mirembajtjes se rrjetit elektrik dhe a evidentohet dhe monitorohet ky shpenzim?
14.  Sa eshte vlera e mallrave stock ne magazinat e Cez dhe levizja e top 10 mallrave qe prej periudhes se privatizimit te kompanise?
15.  Sa eshte vlera totale e debitore te Cez sot?
31.12.2009         16 miliar leke
31.12.2010         26 miliard leke
31.12.2011         34 miliard leke
31.10.201150 miliard leke !!!
16.  Vlera totale e debitoreve te KESH-OSSH prej 1995-2006 ka qene 46 miliard leke! Si ka mundesi qe borxhi i konsumatoreve per 11 vjet dikur eshte i barabarte me borxhin e vetem 2 viteve te te njejtes kompani por prej 2009 nen administrim te CEZ?
17.   Vlera e madhe e borxhit te krijuar (receivable) eshte pasoje e eficenses se ulet ne arketim apo e faturimit fiktiv te larte dhe abuziv te bere nga CEZ, duke bazuar me nivelin e humbjeve?
18.  Cfare perfaqeson CEZ Albania dhe sa eshte margin i fitimit qe kjo kompani i ngarkon CEZ Shperndarje?
19.  Sa eshte vlera e faturimit qe CEZ Albania i ka bere CEZ Shperndarje per vititn 2011? A eshte e vertete qe kjo vlere deri ne shtator 2011 eshte ne kufijte e 1 miliard leke (pa TVSH)?
20.  Sa eshte kostua e specialisteve te tjere te huja qe CEZ sjell ne Shqiperi me angazhime te perkohshme. 190 Euro / ore !!!
21.  Sa jane kostot e konsulences se huaj e perdorur nga CEZ gjate vitit 2010 dhe 2011?
22.  Sa eshte paguar per sherbimin e ATKearney (consulting)?
23.  A ka dokumentat dhe evidencat qe provojne dhe arsyetojne keto shpenzime dhe ne se ka atehere teparaqiten analiza e tyre?
24.  Cfare perfaqeson dhe cili eshte korelacioni midis SLA (Service level Agreement) : Cez Praga – Cez Albania dhe Cez Albania me Cez Shperndarje?
25.  Cilat jana pagat e top-management Cek dhe a paguajne taksa ne Shqiperi per pagat e tyre?
26.  A eshte e vertete se Drejtori I Pergjithshem cek paguhet 375 Euro / ore duke i shkuar paga mujore ne nivelin 70 mije eruo ne muaj  dhe per me teper nga kontrolli i ushtruar nga organet tatimore nuk po verifikohet ende nese ka paguar tatim mbi te ardhurat personale ne Shqiperi? A eshte kjo kosto e njohur nga ERE ne percaktimin e tarifave, duke ja ngarkuar kete barre konsumatorit? Po te tjeret??
27.  A eshte perdorur me efektivitet Cash-Floë ? Cila eshte analiza mujore e cash-floë gjate vitit 2011?
28.  Cfare perfaqeson struktura e NTL (non technical losses) e krijuar brenda kompanise Cez dhe pse kjo structure luan rolin e Policise Elektrike dikur? Me cfare status legal operon kjo structure ne terren ?
29.  NTL po vendos e vetme matesa te energjise elektrike tek konsumatoret e energjise elektrike. Si e ka zbatuar Cez dhe struktura e NTL kerkesat e ligjit mbi metrologjine dhe pse ende lejohet te procedohet ne kundershtim me ligjin?
30.  Si administrohet Demi Ekonomik qe NTL konstaton per rastet kur evidentohet lidhje apo perdorim tepaligjshmem te energjise elektrike?
31.  A ka struktura e tjera (ERE, Gjykata etj ) qe verifikojne dhe provojne vleren e Demit Ekonomik ?
32.  A i faturohet vlera e demit ekonomik konsumatoreve dhe sa eshte kjo vlere per vititn 2011?
33.  Cfare efekti ka sjelle faturimi i demit ekonomik ne uljen fictive te humjeve reale te energjise elektrike ne rrjet?
34.  Sa jane humbjet reale ne rrjetin elektrik dhe ne cdo feeder pa konsideruar efektin e demit ekonomik.
35.  Sasia e energjise elektrike te blere dhe te shitur dhe kuadrimi i vlerave respective me ato te deklaruara ne zyren e taksave gjate 2011?
36.  Sa eshte vlera açruals per vititn 2011 dhe a ka ndikur ky factor ne nje vlere fictive te humbjeve ne rrjet? Te jepen detaje te plota mbi strukturen e açruals?
37.  Sa eshte vlera e demit qe Cez i ka shkaktur KESH nepermjet admnistrimit fiktiv te humbjeve ne rrjet? Cez duhet te bleje energji elektrike per te mbuluar humbjet ne rrjet dhe duke ulur kete vlere, Cez ble energji me pak duke ja lene KESH te kompensoj ate, nderkohe qe KESH e ble kete sasi energjie me cmim tregu?
38.  Sa konsumatore jane ende pa mates te energjise elektrike? A perdoret nga Cez faturimi aforfe dhe mbicfare aze ligjore?
39.  A ka raste te mbi faturimit te energjise elektrike dhe si trajtohet nga ana e kompanise Cez?
40.  Sa eshte numri i konsumatoreve me faturim zero?
41.  A ka feeders me bilanc energjie negative- energjia qe hyn ne feeder eshte me e vogel se ajo e faturuar konsumatoreve te lidhur ne po ate feeder?
42.  Sa eshte niveli i konsumit te brendshem te energjise elektrike te vete Cez Shperndarje dhe analizohet ai?
43.  A ka raste qe Demi Ekonomik i vendosur nga vete struktura e brendshme e kompanise – NTL, i faturohet kontratave te konsumit te brendshem te vete CEZ, duke ndikuar ne rritjen fictive te faturimit dhe uljes fictive te humbjeve ne rrjet?
44.  Si trajtohet nga Cez rastet e dyshimta (suspicious cases)?
45.  Sa eshte kostua e Billing System, + upgrade ?
46.  A ka kontrata fictive te energjise elektrike per konsumatore qe ne fakt nuk ekzistojne?
47.  A eshte bere ndonjehere auditimi i Billing System nga Kontrolli i Larte i Shtetit apo Prokuroria e pergjithshme?
48.  A jane te njejtat shifra ne Billing System, me ato ne Pasqyrat Financiare; Deklarimet per efekt TVSH dhe ato te deklaruara ne ERE? A eshte i besueshem raportimi i bere nga Cez dhe a eshte koha qe prokuroria duhet te merret seriozisht me te ?
49.  Ne nestacionin Dinamo-Tirane ka 3 jave qe eshte demtuar nje transformator fuqie 10 MVA dhe zevendesuar me nje 5.6 duke lene gjysmen e konsumatoreve pa energji elektrike. Cfare masash ka mare CEZ per te normalizuar situaten?
50.  Cfare masash ka marre CEZ per te siguruar furnizimin me energji elektrike? A ka ndonje plan veprimi kompania ne rastet kur mund te demtohen transformatoret kryesore si ne Selite dhe Autotraktora?

Gazeta Tema, 10.12.2011