Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Urgjent: Video-përgjimi Meta-Prifti, prokuroria nuk paraqet provat e plota, shtyhet seanca

Në seancën e sotme që u zhvillua në Gjykatën e Lartë, në gjyqin për video-përgjimin Meta-Prifti, kanë dëshmuar edhe 5 dëshmitarët e fundit për këtë çështje. Në seancën e sotme, dhanë dëshminë e tyre, Emin Toçi, Andi Dedja, Ymer Tola,  Skënder Tola dhe Arqile Papaçiu. Pas dëshmive, gjykatësit kërkuan që prokuroria të paraqiste provat e mbledhura për video-përgjimin Meta–Prifti. Prokuroria paraqiti vetëm tre prova dhe në mungesë të konkluzioneve përfundimtare për provat dhe me kërkesë të prokurorisë u vendos që seanca të shtyhej. Gjithashtu, mbrojtja kërkoi nga gjykata që të rrëzohen provat dhe ora e video-përgjimit Meta-Prifti, pasi vetë prokurori deklaroi se ora nuk përkon me regjistrimin e videos. Lidhur me këtë kërkesë të bërë nga pala mbrojtëse, gjykatësit janë tërhequr për të marrë një vendim, ndërsa është vendosur që seance e radhës të mbahet të premten në orën 10:00. Në seancën e radhës, pritet që prokuroria të paraqesë provat e plota.

Gazeta Sot, 12.12.2011