Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Speciale: Arrihet Marrëveshje historike për klimën

Bashkimi Evropian e cilëson historike marrëveshjen për klimën
Bashkimi Evropian e ka përshëndetur sot marrëveshjen e re për ndryshimet klimatike, duke e cilësuar si arritje historike.
Marrëveshja e arritur sot më herët, në një konferencë ndërkombëtare në Durban të Afrikës së Jugut, për herët të parë do t’i obligojë ndotësit më të mëdhenj të botës, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën, që të ndërmarrin hapa në reduktimin e emisioneve të gazrave serë deri në vitin 2020.
Mirëpo vëzhguesit e ambientit thanë se marrëveshja nuk mjafton që të parandalohet rritja e temperaturave mesatare për 3.5 gradë Celsius, një gjendje që do të shkaktojë numër më të madh të thatësirave, përmbytjeve, stuhive, si dhe ngritje të niveleve të detit.

Arrihet marrëveshja në Konferencën për Klimën
Në një konferencë ndërkombëtare në Afrikë të Jugut është arritur një marrëveshje që lufton ndryshimet klimatike.
Në këtë konferencë, të 194 pjesëmarrësit ranë dakord që të fillojnë negociatat për të kontrolluar gazrat serë, që do të jenë ligjërisht të detyrueshme në të gjitha shtetet.
Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më së largu deri në vitin 2020. Caqet aktuale të kontrollit të emisioneve, nën Protokollin e Kijotos të vitit 1997, aplikohen vetëm në vendet industriale.
Kjo marrëveshje skadon vitin e ardhshëm por pritet të shtyhet edhe për pesë vjetët e ardhshëm, sipas marrëveshjes që është adoptuar sot.

Radio Evropa e Lire, 11.12.2011

Konferenca për Klimën arrin një marrëveshje të re deri në 2015
Pas një seance të ashpër, pjesëmarrësit e Konferencës botërore për klimën në Durbanin afrikanojugor arritën në një vendim: Të 194 shtetet përfaqësuese do të hartojnë deri në vitin 2015 një marrëveshje ligjore të detyrueshme për klimën, në mënyrë që të reduktohet ngrohja globale në maksimumin prej dy gradësh. Marrëveshja duhet që deri në 2020 të hyjë në fuqi. Me këtë marrëveshje do të zgjasë Protokolli i Kjotos që zyrtarisht përfundon në 2012. Kështu u plotësua kërkesa kryesore e BE dhe shumë vendeve në zhvillim. Ata dëshironin një afat kohor për një marrëevshje të detyrueshme, e cila përfshin të gjitha vendet, duke përfshirë edhe vendet me emetimin më të madh të gazit serë, si SHBA, Kina dhe India. Këto shtete nuk janë të përfshira në Protokollin e Kjotos.

Dojce Vele, 11.12.2011

Röttgen e vlerëson marrëveshjen për klimën si sukses
Ministri gjerman i Mjedisit  Norbert Röttgen i ka vlerësuar rezultatet e samitit të klimës si sukses. E rëndësishme ishte që europianët kanë mbajtur një qëndrim të ashpër. Edhe aleanca me vendet më pak të zhvilluara nuk e humbi efektin e saj pozitiv. Komisarja e BE-së për Klimën, Connie Hedegaard tha se BE ka arritur t’i realizojë të gjitha qëllimet e vet, por në çështen e detyrimit të marëveshjes për klimën është dashur të bëjë lëshime.
Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut Maite Nkoana-Mashabane foli për një “moment historik”. Ajo përmes një ndërmjetësimi këmbëngulës kishte zgjidhur konfliktin e ashpër mes Indisë dhe BE-së për detyrueshmërinë ndaj marrëveshjes së ardhëshme  të klimës botërore. Organizata për mbrojtjen e mjedisit, Greenpeace megjithatë u shpreh e zhgënjyer. Një zedhënës tha se India dhe SHBA – ja e kanë pranur këtë marrëveshje vetëm nën presion, prandaj është arritur një kompromis me detyrime jo tepër të forta.

Dojce Vele, 11.12.2011

Konferenca në Durban: Mirë, por jo sa duhet!
Të dielën (11.12.) përfundoi në Durban të Afrikës së Jugut, konferenca për klimën. Negociatat dramatike përfunduan me një marrëveshje, por a mjaton ajo për të ruajtur klimën?
Edhe një herë tjetër u bë e qartë se botës i mungon vullneti politik që seriozisht të përballet me problemin e ndryshimit të klimës. Tepër vende hezitojnë të veprojnë: SHBA, Kina, Rusia, Kanadaja dhe India janë vetëm disa prej tyre. Në qoftë se gjeneratat e ardhshme shikojnë një herë mbrama se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në Durban, me siguri që do të mendojnë si unë: Nuk është arritur asgjë. Kjo për faktin se ne jemi duke ditur shumë mirë se si qëndron puna. Dhe këtë na mundësojnë disa gjëra.
Së pari, shkenca: Ekspertët e klimës paralajmërojnë për vite të tëra se nëse lirimi i gazrave serë nuk zvoglohet shpejt, do të kemi një ngohje shumë të rrezikshme të tokës.
Së dyti, teknika: Ne i kemi të gjitha që duhen për të prodhuar energji nga burime që e ruajnë klimën. Energjia me erë kushton sa edhe prodhimi i energjisë me rrymë apo me karburante, ndërsa energjia e fituar prej diellit po lirohet shumë shpejt. Erë dhe diell ka sa të duash, për të zëvendsuar burimet tjera të energjisë si thëngjilli, karburantet apo dhe gazi.
Së treti, ekonomika: Ekonomisti britanik Nicholas Stern ka paralajmëruar para shumë vitesh në një raport se dëmet nga ndryshimi i klimës do të jenë shumë më të shtrenjta se sa riorientimi në ndonjë prej burimeve tjera.
Pse nuk bëhet më shumë?
Por politika nuk po reagon. Së pari, për shkak të një lobi të fuqishëm në sektorin e energjisë i cili paralajmëron nga ndryshimet dhe humbjet e mundshme dramatike në industrinë e tyre. Por një problem tjetër është edhe mungesa e presioneeve të mëdha tek njerëzit e rëndomtë. Duket se ndryshimet në klimë ata nuk i kuptojnë si një kërcënim konkret, por si diçka që është e largët.
Ndërkohë që për shumë njerëz në vendet e varfëra, ku pothuajse që nuk ka fare lirim të gazrave të dëshme dhe ndonjë industri të zhvilluar, ngrohja e tokës do të thotë ulje e korrjeve, thatësira, uri dhe vërshime të vendeve të tëra nga ngritja e nivelit të oqeaneve. Ndryshimi i klimës në këto vende nuk ka të bëjë me ndonjë shkallë celzius por me jetën dhe vedekjen.
Durbani solli gjëra të mira, po kjo nuk mjafton
Vendimi i marrë në Durban ëshë pozitiv. Madje i mirë, sepse mundëson vazhdimin e Protokolit të Kjotos. Është mirë që në negociatat e ardhshme do të përfshihen edhe vendet në zhvillim, që ofron mundësi të reja për uljen e gazrave të dëshme.
Por kjo mirë, për fat të keq nuk mjafton, sepse në Durban nuk është arritur ndonjë marrëveshje vendimtare për ndërprerejn e ngrohjes së tokës. Me këtë vendime nuk do të zvoglohet për asnjë shkallë ngrohja e tokës. Tani kërkohet më shumë angazhim dhe veprim. Më vonë askush nuk mund të thotë: neve nuk ka paralajmëruar askush…

Dojce Vele, 11.12.2011

Konferenca për klimën arrin marrëveshje për uljen e ngrohjes globale
Delegatë nga 194 vende që janë mbledhur në Afrikën e Jugut për konferencën e klimës kanë arritur një  marrëveshje pas diskutimesh të vështira për një plan kompleks për të luftuar ngrohjen globale gjatë dekadave të ardhëshme.
Sot herët, vendet pjesëmarrëse në një raund të ri bisedimesh ranë dakord për mënyrat e mbrojtjes së mjedisit. Konferenca vendosi që vendet e industrializuara të respektojnë kushtet e  Protokollit të Kjotos edhe pesë vjet pas skadimit të tij në vitin 2012.
Përfaqësuesit vazhduan negociatat, megjithëse konfrenca dyjavore ishte parashikuar të përfundonte të premten në qytetin port të Durbanit.
Pjesa më e madhe e debatit u përqendrua në propozimin e Bashkimit Evropian për t’i detyruar vendet që krijojnë ndotjen më të madhe mes ekonomive të zhvilluara dhe ekonomive me rritje të shpejtë si Kina dhe India, të pranojnë shkurtime të detyrueshme ligjore të çlirimit të gazit karbonik.
Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Maite Nkoana-Mashabane, e cila drejtoi konferencën, i kishte paralajmëruar delegatët se po të mos arrihej marrëveshje, kjo do të ishte një sprapsje e papërballueshme për përpjekjet ndërkomëtare për të kontrolluar nivelet e gazeve serë në atmosferë.

Zeri i Amerikes, 11.12.2011