Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE, investime të reja në gaz

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për zbatimin e projekteve të reja në sektorin e gazit, duke përfshirë korridorin Veri-Jug, Korridorin Jugor të Gazit dhe ngritjen e një qendre të re të gazit në Evropën Jugore.

Bashkimi Evropian pritet të financojë projekte të reja në sektorin e gazit, duke filluar nga rajoni i Detit Kaspik, ai i Lindjes së Mesme dhe në rajone të tjera në Europë.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për zbatimin e projekteve të reja në sektorin e gazit, duke përfshirë korridorin Veri-Jug, Korridorin Jugor të Gazit dhe ngritjen e një qendër të re të gazit në Evropën Jugore.

Marrëveshja e të premtes vjen në një kohë kur janë rritur tensionet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, pasi blloku 28-vendesh i BE-së kërkon të ulë varësinë e importimit nga gazi rus.

Ndërkohë Rusia, BE-ja dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për të nënshkruar një marrëveshje të martën për furnizimin e Ukrainën me gaz rus gjatë dimrit.

Pa u publikuar shumë detaje dhe specifika, në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian thuhet se projektet synojnë garantimin dhe funksionimin e tregut të energjisë.

Korridori Jugor i Gazit është një iniciativë e Komisionit Evropian – organi ekzekutiv i BE-së përgjegjëse për zbatimin e vendimeve, që synon furnizimin me gaz nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes së Mesme për në rajonet e Europës.

Vendet partnere të përfshira në iniciativën përfshijnë Turqinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Irakun dhe Egjiptin.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 27.10.2014