Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE planifikon gaz dhe energji më të sigurtë

Bashkimi Evropian ka vendosur të hartojë planin për të krijuar lidhje më të ngushta të energjisë midis 28 vendeve të saj, në përpjekje për të shmangur rreziqet e furnizimit nga kriza në Ukrainë dhe për të lehtësuar zhvendosjen e planifikuar drejt ekonomisë që përdor nje energji me te paster.

Komisioni Evropian, krahu rregullator i BE-së, pritet të publikojë në mesditë në Bruksel strategjinë për të ndërtuar bashkimin e energjisë. Ai gjithashtu do të paraqesë planin mbi marrëveshjen e klimës globale dhe një strategji rreth përmirësimit të flukseve të energjisë në të gjithë Evropën.

“Qëllimi i një Bashkimi elastik të Energjisë me një politikë ambicioze të klimës në thelbin e saj synon ti ofrojë konsumatorëve të BE-së – shtëpive dhe bizneseve- energji të sigurtë, të qëndrueshme, konkurruese dhe të përballueshme ‘, sipas një draft dokumenti të komisionit.

Komisioni dëshiron të përshpejtojë interkonjeksionet ndërkufitare të gazit dhe të energjisë, të eleminojë barrierat e tregut dhe të diversifikojë burimet e energjisë duke reduktuar emetimet e gazit-serrë. Kriza ukrainase ka nënvizuar nevojën që Europa të reduktojë varësinë e saj të energjisë mbi Rusinë, e cila furnizoi 27 përqind të gazit natyror që konsumoi BE vitin e kaluar.

Reduktimi i importeve të përgjithshme është një tjetër sfidë për rajonin, i cili blen 53 për qind të energjisë që konsumon nga furnizuesit e jashtëm me një kosto prej 1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë) në ditë, sipas komisionit.

Plani i bashkimit të energjis është caktuar të bazohet në pesë shtylla: sigurinë e furnizimit; integrimin e tregjeve kombëtare; reduktimin e kërkesës për energji; reduktimin e dioksidit të karbonit; dhe promovimin e kërkimit dhe inovacionit, sipas draft dokumentit.

Revista Monitor,  25.02.2015