Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabiliteti energjetik vjen nga ndërtimi i linjave të transmetimit

Krijimi i bursës energjetike për vendet e Ballkanit si dhe lidhja energjetike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë dy projekte të cilat Europës Juglindore duhet t’i sigurojnë stabilitet më të madh energjetik. Sofja ka paralajmëruar formimin e bursës energjetike, në të cilën si partnerë të Bullgarisë do të përfshihen Maqedonia, Greqia dhe Serbia. Në ndërkohë, është siguruar edhe konstruksioni financiar për ndërtimin e një korridori të ri energjetik. Bëhet fjalë për lidhjen energjetike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Me kredi të marrë nga Banka Botërore, të dy vendet do të ndërtojnë një linjë transmetimi të energjisë elektrike. Nëpërmjet sistemeve elektroenergjetike të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Maqedonia do të lidhet me sistemin italian të energjisë. Linja e transmetimit të energjisë elektrike, që do të lidhë qytetin e Manastirit me Elbasanin, do të ketë një nivel tensioni prej 400 kilovatë. Në projektin e palës maqedonase, respektivisht ndërtimi i linjës për transmetim të energjisë nga qyteti i Manastirit e deri në kufirin e Maqedonisë me Shqipërinë, është parashikuar vlera prej 23,4 milionë euro. Vitet e fundit Maqedonia po përballet me një mungesë të energjisë elektrike në kohën kur shumë nga kapacitetet industriale nuk punojnë.

Gazeta Mapo, 05.12.2011