Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: ERE i jep Portit te Durresit statusin e Klientit te Kualifikuar per blerjen e energjise

Vendim nr. 112 datë 04.11.2011 PËR DHËNIEN E STATUSIT TË KLIENTIT TË KUALIFIKUAR SUBJEKTIT “AUTORITETI PORTUAL DURRËS”.
Në mbështetje të neneve 9 dhe 48, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” të ndryshuar, dhe nenit 5, pika 2 të “Rregullores për kriteret e dhënies dhe heqjes së statusit të klientit të kualifikuar”, miratuar me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr.99, datë 27.12.2006 dhe ndryshuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 17, datë 06.03.2009, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 04.11.2011, mbasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga subjekti “Autoriteti Portual Durrës” për marrjen e statusit të klientit të kualifikuar, si dhe relacionin e Drejtorisë së Licensimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Konstatoi se : Aplikimi plotëson kërkesat e rregullores për kriteret e dhënies dhe heqjes së statusit të klientit të kualifikuar dhe Vendimit nr.107, datë 10.12.2011, të Bordit të Komisionerëve, ”Për miratimin e nivelit të konsumit vjetor të energjisë elektrike për përfitimin e statusit të klientit të kualifikuar për vitin 2011” si më poshtë:
– Neni 4 gërma “a” është plotësuar konform rregullores
– Neni 4 gërma “b” është plotësuar konform rregullores
– Neni 4 gërma ”c” është plotësuar konform rregullores
Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i Komisionerëve të ERE-s,
Vendosi:
1. Dhënien e statusit të klientit te kualifikuar subjektit “Autoriteti Portual Durrës”
2. Drejtoria e Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut të njoftojnë aplikuesin për Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI Sokol RAMADANI

Theksohet se ky vendim vjen ne vazhden e liberalizimit te tregut te energjise elektrike, te miratuar se fundmi nga qeveria.

energjia.al, 30.11.2011