Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fieri gati per zbatimin e Marreveshjes EITI!

Shoqeria civile, kompanite private dhe qeverisja vendore ne qarkun e Fierit shume te interesuara dhe te gatshme te bashkepunojne ne zbatimin e procesit EITI.
Me date 25 tetor 2011, Sekretariati Shqiptar i Nismes se Transparences ne Industrine Nxjerrese (ALBEITI) organizoi, ne bashkepunim me shoqerine civile dhe me prefekturen e qarkut Fier nje takim informues dhe trajnim ne qytetin e Fierit per nismen EITI ne Shqiperi. Merrnin pjese perfaqesues nga OJF-te me aktive te qarkut, nga mediat vendore, si dhe nga kompanite e industrise nxjerrese (si Stream Oil, Bankers Petroleum dhe AlbPetrol) dhe qeverite vendore (bashkite Patos dhe Roskovec, si dhe komunat Zharre dhe Kuman. Sekretari i Pergjithshem i prefektures Fier, z. Vasil Ndreko premtoi mbeshtetjen e institucionit qe perfaqeson ndaj procesit EITI ne Shqiperi, proces i nisur nga qeveria shqiptare, por ku shoqeria civile dhe qeverite vendore jane shume te interesuara dhe po shnderrohen ne pjesemarrese aktive. Koordinatori i ALBEITI, z. Albert Brojka shpjegoi nismen EITI dhe strukturat e ngritura per zbatimin e qendrueshem te saj ne Shqiperi, si Grupi Nderinstitucional i Punes dhe Sekretariati ALBEITI. Ai foli gjithashtu per punen e sekretariatit me kompanite e naftes dhe ato minerare, qe raportimet te jene te sakta dhe ne kohe. Brojka nenvizoi se pa pjesemarrjen aktive dhe kalimin e procesit ne pronesi te shoqerise civile, sidomos asaj te komuniteteteve te zonave nxjerrese, nuk do te realizohet dot transparenca e plote e kerkuar nga EITI. Ne fjalen e tij, koordinatori Agim Shehu prezantoi Raportin e Pare EITI 2009 te rakordimit te pagesave te industrive nxjerrese ne Shqiperi, te realizuar nga kompania e pavarur franceze Fair Links, eksperte e liencuar e EITI, si dhe raportin e vleresimit te procesit deri tani, te realizuar po nga nje kompani e pavarur eksperte, Hart Group, nga Britania e Madhe. Z. Shehu shpjegoi ne detaje rregullat me te cilat funksionon EITI si standard nderkombetar transparence dhe punen qe pritet si nga shoqeria civile, ashtu dhe nga grupet e tjera te interesit, kompanite nxjerrese dhe qeverite vendore. 
Z. Dhimitraq Marko, perfaqesues i Agjensise Rajonale te Zhvillimit kerkoi gjetjen e nje mekanizmi qe te mundesoje perfshirjen e plote ne proces te shoqerise civile vendore, pasi, sipas tij, “impakti social i gjeneruar nga EITI mund te jete i konsiderueshem”, duke iu referuar nxitjes se kontributeve te kompanive te medha nxjerrese ne komunitet. Kryetari i Komunes Zharre, zoti Taulant Gremi pohoi se e kishte ndjekur me shume interes dhe ishte i mireinformuar per nismen EITI, nepermjet faqes ne interenet www.albeiti.gov.al. Mirepo ai deklaroi se “has shume veshtiresi kur perpiqem te marr ose te di si shperndahet pjesa 25 perqind e rentes minerare (ne kete rast e rentes per nxjerrjen e naftes), qe i takon me ligj komunes sime. Informacioni eshte shume i manget.”. Z. Gremi kerkoi bashkepunim dhe mbeshtetje nga ana e Sekretariatit ALBEITI. Te njejtin problem parashtroi kryetarja e bashkise Patos, zj. Rajmonda Balili, sipas se ciles “ka nje ping-pong te vertete mes strukturave shteterore per pergjegjesine dhe menyren se si ndahet ky fond dhe te gjitha rruget te ojne tek Ministria e Financave”. Nga ana e tij, perfaqesuesi i kompanise Stream Oil theksoi se kompania e tij dhe simotrat e paguajne ne kohe dhe ne rregull renten prej 2.5 perqind te prodhimit dhe se strukturat qe mund te japin nej pergjigje te sakte per menyren si vilen keto para dhe si shperndahen jane Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore dhe Ministria e Financave. Nga ana e tij, Sekretari i Pergjithshem i Prefektures Fier z. Ndreko garantoi se shume shpejt institucioni i tij do te organizoje, dhe me ndihmen e Sekretariatit dhe METE, nje takim te dyte me qeverite vendore dhe me kompanite, ku do te trajtohen ne detaje problemet e ngritura me perfitimin e nje te katertes se rentes per komunitetet lokale, per te arritur ne nje zgjidhje te mire per palet. Ne fund, pjesemarresit ndane nje kafe pune, ku biseduan me konkretisht detajet e bashkepunimeve te ardhshme per zbatimin e EITI, se bashku me koordinatoret e Sekretariatit ALBEITI.

energjia.al, 17.11.2011