Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Neser zhvillohet aktiviteti “Për lehtësimin e zhvillimit të infrastrukturës së metrologjisë”

Ne datën 9 Nëntor, ora 8.00 pranë Hotel Tirana International, Salla “Abret”, do behet hapja e aktivitetit të EURAMET-WELMEC Focus Group “Për lehtësimin e zhvillimit të infrastrukturës së metrologjisë”.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, që zhvillohet për here të pare në Shqipëri, do jenë të pranishem 35 personalitete ndërkombëtare në fushen e metrologjisë të cilët përfaqësojnë 2 organizatat evropiane, Institutet Kombëtare të Metrologjisë në rajon dhe në rang Europian, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Qeverisë Shqiptare.
DPM, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga neni 75 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, lidhur me promovimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Organizmat Europiane dhe ndërkombëtare, është anëtare e asociuar e WELMEC (Bashkëpunimit Europian në Metrologjinë Ligjore) prej vitit 2009 dhe anëtare me të drejta të plota e EURAMET (Organizata Europiane e Instituteve Kombëtare te Metrologjisë) prej vitit 2010.
Në kuadër të ofrimit të asistencës teknike për vendet e Europes Jug-Lindore, këto dy organizata nëpërmjet një Memorandumi Bashkëpunimi prej vitit 2008 kanë formalizuar krijimin e strukturës së Fokus Grup “Për lehtësimin e zhvillimit të infrastrukturës së metrologjisë”, pjesë e Komitetit Teknik Ndërdisiplinor EURAMET TC-IM.
Fokus Grup synon promovimin dhe zhvillimin e infrastrukturës metrologjike nëpërmjet një bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet anëtarëve për të arritur një përdorim sinergjik e efikas të kompetencave dhe burimeve që disponohen në rajon.

energjia.al, 08.11.2011