Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paguaj energjinë sot, investo për nesër

Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë afatin e vendosur deri në shkurt.

“Të paguash energjinë sot do të thotë të investosh për nesër! Për veten dhe për vendin. Kush nuk ka lidhur ende marrëveshje, të mos e humbasë ofertën lehtësuese deri në 28 shkurt.

E pamë të gjithë se si moti i rënduar i fundvitit nxori në dukje edhe njëherë, kudo nëpër Shqipëri, gjendjen e mjerë ku është katandisur në njëzet vjet sistemi i shpërndarjes së energjisë. Si mund të ishte ndryshe pas njëzet vjetësh vjedhje pafund dhe investime me pikatore!…”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, me shmangien e vjedhjes dhe mospagimit të energjisë, Shqipëria ka hyrë në një ndryshim historik.

“Duke u kthyer në rrugën e ligjit, duke ulur vjedhjet, rritur arkëtimet dhe nisur investimet reale në rrjet, kemi filluar një ndryshim vërtet historik. E sa më shpejt t’i japim fund vjedhjes dhe mospagimit korrekt të energjisë, aq më parë do të kemi jo vetëm një rrjet shpërndarjeje të rimëkëmbur, po edhe mundësi të reja për investime në sektorët e tjerë”.

Më tej kryeministri shkruan se paratë e mbledhura nga energjia e papaguar, do të shkojnë për investime në arsim, shëndetësi e me radhë.

“Më shumë për arsimin, shëndetësinë e me radhë, me paratë që deri sot kanë shkuar për të mbuluar gropën e hajdutërisë çmendurake që zgjat prej dy dekadash – Jo pak, 150 milionë euro çdo vit! Kurajë!

Gazeta Shekulli, 06.01.2015