Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nesër ERE vendos për Devoll Hydropower

Enti Rregullator i Energjisë do të diskutojë në mbledhjen e ditës së mërkurë mbi shqyrtimin e kërkesës se shoqërisë “Devoll Hidropower” sh.a., për licensim ne aktivitetin e Tregetimit dhe në aktivitetin e Furnizuesit të kualifikuar të Energjisë Elektrike.

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një kompani e regjistruar në Shqipëri, nën pronësi dhe e operuar prej kompanisë norvegjeze Statkraft AS. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni të nënshkruar dhe miratuar nga Parlamenti Shqiptar në 2009, Devoll Hydropower do të zhvillojë, ndërtojë dhe operojë hidrocentrale në kaskadën përgjatë Lumit Devoll, i cili ndodhet në pjesën jug-lindore të Shqipërisë. Kapaciteti total i instaluar i këtij projekti do te jetë prej rreth 280 MË, kur të përfundojë ndërtimi në vitin 2019.

Në mbledhjen e Bordit të ERE-s do të diskutohet edhe mbi shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë “KOXHERI ENERGJI” sh.p.k., për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Hec “Koxheraj” dhe ne aktivitetin e Tregetimit te Energjise Elektrike.

Edhe kërkesat e shoqërisë “ELECTRAL” sh.p.k., per licensim ne aktivitetin e Tregetimit te Energjise Elektrike Elektrike dhe ne aktivitetin e Furnizuesit te Kualifikuar te Energjise Elektrike janë në axhendë.

Shoqëria “AYEN AS ENERGJI” sh.a., gjithashtu ka paraqitur një kërkesë për liçensim në aktivitetin e Prodhimit te Energjise Elektrike nga Hec-et “Gojan”, “Gjegjan”, “Peshqesh” dhe “Fangu” dhe “Alpiq Energy Albania” sh.p.k., ka një kërkesë për licensim ne aktivitetin e Tregetimit te Energjise Elektrike dhe për licensim ne aktivitetin e Furnizuesit te Kualifikuar te Energjise Elektrike.

Pika e fundit e axhendës së ERE është lidhur me “Disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në tregun e prokurimit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes” të Autoritetit të Konkurencës.

Revista Monitor, 03.03.2015