Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrocentralet e vogla, shans për zhvillim ekonomik të Sharrit

Ndërtimi i hidrocentraleve, jo vetëm që ndikon pozitivisht në mjedis, duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën lokale, por ka ndikim pozitiv edhe në aspektin social, është thënë në debatin e organizuar, të hënën, me temën “Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis për hidrocentralet Brodi 1,2,3, dhe Restelicë 1,2,3”.
Zeqir Shamolli, përfaqësues i kompanisë “Eurokos – JG Loren Consultang”, kompani kjo e cila tashmë ka marrë pëlqimin nga Asambleja Komunale e Sharrit për ndërtimin e gjashtë  hidrocentraleve të vogla në këtë rajon, duke zbërthyer projektin e ndërtimit të tri prej tyre në rrjedhën e lumit Bord dhe tri të tjerave në atë të Restelicës, ka nënvizuar se kapaciteti prodhues i tyre do të jetë mbi 10 mijë KW energji elektrike në orë, respektivisht 5432 KW ata të Brodit edhe 4955 të Restelicës. Siç është shprehur ai, ky projekt është ekologjik, ngase puna e parë që do të bëhej është pastrimi i lumenjve të këtyre dy lokaliteteve, ndihmon dukshëm në implementimin e Marrëveshjes së Kyotos, pjesë e së cilës është edhe Kosova.
“Ndërkaq, në aspektin social krijon mjaft vende pune për banorët e komunitetit  në fazën e ndërtimit dhe atë të prodhimit, ku përparësi do të kenë ata në afërsi të këtyre lokaliteteve”, ka thënë Shamolli.

Gazeta Koha Ditore, 25.10.2011