Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Detajet e Takimit te Dites Boterore te Standarteve. Fjalimi i plote i ZvMinistrit!

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) festoi Ditën Botërore të Standardeve.
“Shqipëria i ka ndërtuar kapacitetet e nevojshme për tju përgjigjur tregut vendas me standardet më të fundit ndërkombëtare” – ka deklaruar Zv/Ministëri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Z. Enno BOZDO.
Më datën 14 Tetor 2011, ora 10.00, nën organizimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, në mjediset e Hotel “Mondial”, u zhvillua takimi i përvitshëm për Ditën Botërore të Standardeve ashtu si në mbarë botën. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të sektorit privat dhe publik si: Qeveria, Biznesi, Universitetet, Organizatat Joqeveritare, anëtarë të bordeve të DPS-së etj.
Mesazhi që u përcoll në këtë ditë është firmosur nga drejtuesit e tre prej organizatave kryesore ndërkombëtare: ISO, IEC dhe ITU. Ky mesazh evidenton faktin se standardet ndërkombëtare për produktet dhe shërbimet nënkuptojnë: cilësi, ekologji, siguri, besueshmëri, ndërveprim dhe efikasitet. E gjitha kjo arrihet duke i dhënë prodhuesve mirëbesim në aftësinë për të arritur në tregjet globale, të sigurtë në faktin se produkti i tyre do të pranohet në të gjithë botën.
Në takim mori pjesë dhe përshëndeti Zv. Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Z. Enno Bozdo.
Në fjalën përshëndetëse të tij Z. Bozdo theksoi: “Shqipëria i ka ndërtuar kapacitetet e nevojshme për tju përgjigjur tregut vendas me standardet më të fundit ndërkombëtare”. Ai vuri në dukje, gjithashtu, se interesi i tregut shqiptar për standarde ka ardhur gjithnjë në rritje dhe se nga ky proces përfitojnë të gjithë: konsumatorët, prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve.
Z. Bozdo theksoi veçanërisht Progres Raportin e fundit të Bashkimit Evropian mbi progresin e bërë nga DPS-ja në veçanti në drejtim të adoptimit të standardeve dhe krijimit të Bordit Drejtues të saj.
Në prezantimin e tij Z. Bashkim Muça – Drejtor i Përgjithshëm i DPS-së – dha një pasqyrë të qartë të standardizimit në Shqipëri dhe tregoi kontributin e DPS-së në krijimin e mirëbesimit në kontekst global. Ai ftoi të gjitha palët e interesuara në procesin e standardizimit për një bashkëpunim më të ngushtë në këtë proces, me qëllim rritjen e cilësisë dhe konkurrencës në tregun shqiptar.
Më pas vijuan me prezantimet e tyre përfaqësues nga palët e interesuara si Z. Ilir Qerfozi, Z. Dritan Spahiu, Z. Edmond Hido, Z. Dritan Profka, Znj. Mimoza Cukalla, Znj. Dashamira Gjerasi, Z. Genci Sharko dhe Z. Riza Hasnaj.
Ky aktivitet u pasqyrua gjerësisht nga media vizive dhe ajo e shkruar. Jehona e kësaj dite është pasuar nga disa intervista dhe emisione në stacione televizive duke kontribuar në rritjen Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit , DPS ‐ 14 Tetor 2011 e shkallës së informimit për standardet dhe përfitimet prej tyre në vijim të një fushate ndërgjegjësuese të ndërmarrë më parë nga DPS-ja, me financim nga projekti BERIS.
Pjesëmarrësit pritën me interes publikimet e përgatitura nga DPS, si: Raporti Vjetor 2010, Buletini Informativ, Katalogu i Standardeve Shqiptare 2011 në format të printuar dhe elektronik, si dhe broshurat: “Përfitimet nga standardet; Standardizimi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – Krijimi i përfitimeve, Udhëzuesi i Menaxhimit të shërbimeve, Sistemet e Menaxhimit Mjedisor për SME-të (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme) si dhe një sërë artikujsh të publikuar paraprakisht në faqen e internetit të DPS-së.

Ketu mund te lexoni fjalimin e plote te Zv. Ministrit Bozdo.

energjia.al, 26.10.2011