Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, minatorët rinisin punën, Sindikata padit METE për neglizhencë

Rreth 700 minatorë të Bulqizës mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00, kanë rifilluar punën në minerën e kromit.
Pas mëse tre muajsh ndërpreje të aktivitetit për shkak të protestave dhe 2 grevave të urisë që minatorët zhvilluan për të plotësuar kërkesat e tyre ekonomike  në minierën e Bulqizës puna ka rifilluar në disa fronte, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar gjatë periudhës së protestave.
Ditën e djeshme specialistë të Reparti i Inspektimit Shpëtimit të Minierave arritën në përfundimin se disa fronte pune në minierë kanë nevojë pë riparime, por ky subjekt mineral sipas tyre plotëson kushtet që puna të nisë normalisht.Specialistët vlerësuan se minatorët e Bulqizës mund të nisin punën e tyre normalisht, ndërkohë që njëkohësisht në disa galeri do bëhen disa riparime.
Ndërkohe korrospondenti Enver Doci raporton se Sindikata e Minatorëve ka paditur sot ministrinë e Ekonomise për neglizhencë ndaj minatorëve, mungesës së investimeve në minierë dhe ndaj vdekjes se disa minatoreve në minierat e braktisura.
Vendimi është marrë nga Sindikata dhe Konfederata e Minatorëve ditën e djeshme, ndërsa sot është bërë publike për mediat.
Minatorët shprehen të pakënaqur pasi firma ACR nuk nuk ka mbajtur premtimin për dhënien e pagës së 13 për të cilën ishte rënë dakort të merrej me datë 4, ndërkohë ACR ka komunikuar se ajo do jepet në mes të nëntorin.
Minatorët theksojnë se është plotësuar vetëm rritja e pagës 20%, ndërkohë që nuk janë plotësuar kërkesat e tjera, sic është premtimi për përmisimn e kushteve të punës, apo rritja e investimeve në minierë.
Rikthimi i minatorëve në punë erdhi pas marrëveshjes së arritur mes tyre dhe kompanise ACR për rritjen e pagave dhe kushtet e sigurisë në punë.

www.balkanweb.com, 06.10.2011