Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: KESH transferon tek CEZ nenstacionet “Lanabregas”, “Bogove”, “Gjanc”; “Bushat 110/20KV”, “Fier”, “Gjirokaster” dhe Rrjetin “20 KV Koplik”

VENDIM Nr. 94 Datë 26.09.2011 PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR SHQYRTIMIN E APLIKIMIT TË SHOQËRISË “KESH” SH.A PËR TRANSFERIMIN E ASETEVE PËRKATËSISHT “NENSTACIONI LANABREGAS”; “NENSTACIONI BOGOVE”; “NENSTACIONI GJANC”; “NENSTACIONI BUSHAT 110/20KV”; “ RRJETI 20 KV KOPLIK”; “NENSTACIONI SHKODER 110/20KV”; “NENSTACIONI FIER 110/20KV”; “NENSTACIONI GJIROKASTER”
Në mbështetje të neneve 9 dhe 20 pika “1”, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të ndryshuar, neneve 6, 7 dhe 8 të Rregullores për Procedurat e Transferimit të Aseteve nga të Licensuarit, miratuar me vendimin nr. 89, datë 13.12.2006, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, pikës 1.3 të licensës “Për Prodhimin e Energjisë Elektrike”, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 26.09.2011, mbasi shqyrtoi kërkesën për miratimin e transferimit të aseteve nga shoqëria KESH sh.a tek Shoqëria CEZ Shpërndarje sh.a si dhe relacionin e Drejtorisë së Licensimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Konstatoi se:
Aplikimi i shoqërisë “KESH” sh.a plotëson kërkesat e parashikura nga ERE në Rregullores për Procedurat e Transferimit të Aseteve nga të Licensuarit si më
poshtë:
– Neni 7, pika 1.1 dhe 1.2 Emri dhe adresa e plote e te licensuarit. (Janë paraqitur në mënyrë të plotë dhe korekte.)
– Neni 7, pika 1.3, gërma “a“, “b“, “c“, “d“, “e“, “f“, “g“, “h“, Përshkrimi i të licensuarit dhe informacioni lidhur me aktivitetit e tij. (Ky informacion
është dhënë i plotë me të gjitha detajet e kërkuara nga rregullorja.)
– Neni 7, pika 2, 3, 4 dhe 5 (Ky informacion është plotësuar tërësisht.)
Për gjithë sa më sipër Bordi i Komisionerëve të ERE-s,
Vendosi:
1. Të fillojë procedurat për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “KESH” sh.a, ”Për transferimin e aseteve, përkatësisht të: “Nënstacionit Lanabregas”;
“Nënstacionit Bogove”; “Nënstacionit Gjanc”; “Nënstacionit Bushat 110/20kv”; “Rrjetit 20 Kv Koplik”; “Nënstacionit Shkodër 110/20Kv”;
“Nënstacionit Fier 110/20Kv”; “Nënstacionit Gjirokastër”, tek CEZ Shpërndarje sh.a.
2. Ngarkohet Drejtoria e Licensimit dhe Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin lidhur me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjehere.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 28.09.2011