Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Taçi Oil, sponsorizon klubin italian të Milan-it

Taci Oil sponsorizon klubin italian të futbollit Milan për këtë sezon.
Marrëveshja është firmosur për sezonin 2011-2012, ndërsa për këtë marrëveshje është nevojitur ndërhyrja e kompanisë këshilluese të klubit të mirenjohur, Infront.
Marrëveshja është zyrtarizuar në zyrat e klubit italian në praninë e Adriano Galliani, zëvëndës president i klubit, Rezart Taçit, president i Taçi Oil dhe Marko Bogarelli, presidenti i kompanisë këshilluese Infront.
President i Taci Oil, Rezart Taci është shprehur i nderuar për këtë sfidë.
“Ekipi i Milanit përfaqëson edhe familjen e tij, një simbol të forcës, vendosmërisë dhe suksesit . E dua futbollin Italian që për mua është më i miri në botë”,- është shprehur presidenti i Taci Oil, Rezart Taci.

www.balkanweb.com, 09.09.2011