Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Speciale: Hap mbas hapi situata në Minierën e Bulqizës

Bisedimet me ACR, sindikata tërhiqet
Një ditë pas letrës së kompanisë ACR, drejtuar minatorëve për bisedime të drejtpërdrejta pa prezencën e sindikatës, kreu i kësaj të fundit, Kol Nikolli ka deklaruar se tërhiqet nga pjesëmarrja në negociata për zgjidhjen e problemit.
Nikolli gjatë një prononcimi për media, u shpreh se përfaqësia e minatorëve grevistë, mund të bisedojë me kompaninë austriake.
Ndërkohë që në ditën e 14-të të urisë, minatorët vazhdojnë të shfaqin gjendje të rënduar shëndetësore.
Tërheqja e sindikatës nga bisedimet lë rrugë të hapur për një zgjidhje të menjëhershme për t’i dhënë fund një greve urie që përkeqëson cdo orë e më tepër jetën e të ngujuarëve.

TOP Channel, 07.08.2011

METE: Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë nuk duhet të luaj për interesa personale

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, duke ndjekur me shqetësim situatën e rënduar në grevën e urisë së minatorëve të Bulqizë, i’u bënë thirrje negociatorëve , drejtuesve, minatorëve si dhe palëve që akuzojnë njëra- tjetrën , të ndalojnë menjëherë lumin e akuzave të ndërsjellta që po përpiqen ta çojnë në rrugë pa krye këtë situatë.

METE duke ndjekur nga afër zhvillimin e kësaj greve në kushte tepër të vështira inkurajon çdo sinjal pozitiv për nisjen e dialogut dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar. Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luaj për interesa personale me këtë pasuri.

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, edhe njëherë i bënë thirrje palëve të rinisin urgjentisht dialogun për gjetjen e një marrëveshje dhe të arrihet zgjidhja konsensual mes tyre.

METE shpreh besimin e saj të plotë se me përgjegjshmëri dhe seriozitet janë të gjitha mundësitë për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit për koncesionet e huaja, që ti jap fund kësaj greve urie dhe të fillojë sa më shpejtë aktiviteti normal në minierën e Bulqisës.

energjia.al, 07.08.2011

“ACR”, letër minatorëve: Ndërprisni grevën
Kompania konçensionare “ACR”, gjatë ditës së sotme, nëpërmjet një letre, u ka bërë thirrje minatorëve grevistë që të ndërpresin grevën, e cila ka hyrë në ditën e 13-të të saj.
“Nisur nga situata e krijuar, ku komunikimi midis nesh është bllokuar në mënyrë të papërgjegjshme nga një grup personash që pretendojnë se përfaqësojnë vullnetin tuaj, po ju drejtohemi nëpërmjet kësaj letre ju dhe familjes tuaj, që të ndërprisni grevën e urisë, sepse nuk ka asgjë më të shtrenjtë se sa shëndeti juaj”, thuhet në letër.
“Ndihem shumë keq kur shikoj minatorët e “ACR”-së që përdoren duke u mashtruar nga individë të veçantë që nuk kanë asnjë lidhje me minierën. Dua që jo vetëm si drejtues i “ACR”-së, por edhe si punonjës i kësaj kompanie, të bëj me dije se Bordi Drejtues i “ACR”-së, ka vendosur të pranojë kërkesën për rritjen e pagës me 20% dhe se mbetet i hapur gjithashtu për bisedime të mëtejshme”, thuhet në këtë letër që administratori Giga Bedinenshvill u ka drejtuar minatorëve.
“Vetëm nëpërmjet bisedimeve, negociatave dhe respektimit të kuadrit ligjor në fuqi do të mund të zgjidhim ato probleme që na prekin të gjithëve. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të ndërtojmë një të ardhme si për familjet tuaja, ashtu edhe për kompaninë dhe gjithë qytetin e Bulqizës”, nënvizohet në letër.
Në bisedimet tona, vijon më tej letra, nuk do të lejojmë të ndërhyjnë njerëz të jashtëm, që nuk kanë asnjë lidhje me kompaninë tonë, me hallet tona të përbashkëta, por që përkundrazi po përdorin jetët e minatorëve tanë dhe të ardhmen e familjeve të tyre për përfitime tërësisht personale.
Për mua nuk është aspak e pranueshme dhe morale, thotë në lëtrën drejtuar minatorëve administratori i “ACR”-së, që të sakrifikohen punëtorët e kompanisë sonë për interesa shumë të ngushta të njerëzve si Kol Nikolli.
“Nuk mund të bie dakord me një situatë të tillë e nuk do të pranoj kurrë të bisedoj me njerëz të tillë që nuk u dhimbset jeta dhe e ardhmja e familjeve të kompanisë sonë. Jam i bindur se ju do të mirëkuptoni këtë thirrje për bashkëpunim dhe mbetem në dispozicionin tuaj për të filluar dialogun sa më parë”, përfundon letra e ACR-së dërguar minatorëve.

TOP Channel, 06.08.2011

Bulqizë, kërkohet largimi i “ACR”
Në ditën e 13-të të grevës së urisë në Bulqizë, kreu i sindikatës Kol Nikollaj ka denoncuar ato që ai i quajti presione të kompanisë “ACR” ndaj minatorëve dhe të afërmve të tyre.
E me këtë rast, sic tha ai, janë depozituar edhe kallëzime penale në komisariatin e policisë së qytetit.
Nikollaj theksoi se ata janë të hapur për negociata, qoftë me qeverinë, qoftë me firmën “ACR”, por nga krahu tjetër artikuloi edhe një kërkesë të re më ekstreme.
Tashmë, në emër të minatorëve, Kol Nikollaj kërkoi largimin nga Shqipëria të firmës “ACR”.
“Ne nga momenti në moment po përgatisim një peticion për presidentin dhe kryeministrin, që të nisin procedurat për largimin e firmës, që shkatërroi minierën dhe po përpiqet të na varrosë të gjithëve”, ka deklaruar Nikollaj.
Megjithatë, Nikollaj la të hapur mundësinë e negociatave të cilat, sic tha ai, duhet të kenë atë vetë në tryezë si drejtues të palës së minatorëve.
“Të gjithë bashkë ne jemi të hapur në cdo orë për të diskutuar, me qeverinë apo me firmën, në të kundërt greva nuk do të mbyllet. Madje, grevistët do vazhdojnë me presion më të lartë ndaj strukturave indiferente shtetërore”, ka theksuar Nikollaj.
Situata e minatorëve sa vjen e rëndohet, ndërkohë që zgjidhja apo tentativa për të zgjidhur grevën ka mbetur peng i përfaqësimit të palëve në tryezën e negociatave.
Krerët e sindikatës kanë vijuar të kërkojnë domosdoshmërisht praninë në tryezë me “ACR”, ndërkohë që vetë firma kërkon të negociojë vetëm me minatorët, duke përjashtuar krerët e sindikatës.
Ndërsa në sipërfaqe gjithcka mbetet e ngrirë, nën tokë një ditë më parë krerët e grevës së urisë artikuluan edhe mundësinë për të negociuar pa krerët e sindikatës.
“Ne kemi qenë gati dhe po të ishte nevoja kryetari jonë nuk do ishte përfaqësues për të negociuar daljen nga greva e urisë”, deklaroi dje një prej minatorëve.
Pavarësisht deklaratës, asgjë nuk ndryshon dhe më shumë se të gjithë janë vetë minatorët ata që rrezikojnë, jetët e të cilëve tashmë janë bërë peng i përplasjes mes “ACR” dhe sindikatës.

TOP Channel, 06.08.2011

Greva e minatorëve, LSI bën thirrje për dialog
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërrë thirrje grevistëve minatorë dhe kompanisë ACR, që të gjejnë rrugët e dialogut për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e situatës.
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Ardit Çela shprehu në emër të LSI-së keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhen minatorët, si dhe kërkoi gjetjen e një zgjidhje për situatën. “Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh keqardhjen e saj, se marrëdhëniet mes kompanisë private ACR dhe minatorëve të Bulqizës, i detyruan ata të futen e të ngujohen në grevë urie. Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin për gjendjen e rënduar shëndetësore të minatorëve, dhe i fton palët të gjejnë rrugën e arsyes përmes dialogut dhe partneritetit, sepse mbi çdo interes tjetër, parësore është jeta e minatorëve”- tha Çela.
Ai gjithashtu shtoi se ekzistojnë të gjitha mundësinë për gjetjen e një marrëveshje konsensuale mes palëve.
“Ne jemi të bindur, dhe shprehim besimin tonë, se ekziston e gjithë hapësira e duhur për dialog, për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë e konsensuale, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj situate, e në mënyrë që puna të rifillojë normalisht”- shtoi Çela.

Gazeta 55, 06.08.2011


Deklaratë për shtyp e METE, lidhur me grevën e urisë së minatorëve në Bulqizë
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar pas fillimit të grevës së urisë së 16 minatorëve të minierës së Bulqizës. METE shpreh keqardhjen për gjendjen shëndetësore të minatorëve dhe njëherësh informon minatorët dhe qytetarët e Bulqizës se problematikat e ngritura nga minatorët edhe pse të drejta nuk mund të zgjidhen përmes grevës së urisë por vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes palëve. METE, pas takimeve të kryera me përfaqësuesit të sindikatës së minatorëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare ACR si dhe pas kontrolleve periodike të ushtuara nga institucionet e linjës, ka ndërmarrë disa sanksione në funksion të kërkesave të minatorëve:
Në datën 20.07.2011 METE vendosi pezullimin e lejes minerare për shoqërinë koncensionare ACR Albania në zonën D, në Bulqizë si dhe ndalimin e punës të gjithë nënkontraktorëve që operonin në këtë zonë. Ky pezullim do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara nga AKBN dhe RISHM-i.
Në datën 27.07.2011 METE vendosi penalizimin e shoqërisë koncensionare “Albanian Chrome” sh.p.k, në masën 56 milionë lekë, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara në program vetëm për vitet 2008-2009 dhe evidentohen mos realizimet për vitin 2010. Ky penalizim duhet të shlyhet brenda 20 ditësh.
Në vijim të këtyre masave METE do të vazhdoj punën për zgjidhjen e problemeve, duke nënvizuar se kërkesat ekonomike të minatorëve të Bulqizës realizohen vetëm përmes dialogut, duke mbrojtur investimet e huaja në Shqipëri si dhe duke zbatuar me rigorozitet ligjet.

energjia.al, 30.07.2011