Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parashikimi për konsum global rrit naftën

Nafta pritet të mbyllë muajin e parë me rritje në 3 muajt e fundit, pasi investitorët janë fokusuar në përmirësimin e parashikimit të konsumit global të saj, duke lënë në plan të dytë problemet e mungesë së një kompromisi në Shtetet e Bashkuara që mund ët shkaktojë faliment.
Nafta është mbështetur në ditën e sotme edhe nga të dhënat pozitive makroekonomike në shtetet e bashkuara dhe nga raporti se në gjirin e Meksikës ka rënë prodhimi me 7% për shkak të stuhisë tropikale “Don”.
Nafta bruto Brent e Londrës për shtatorin u rrit 21 cent në 117.57 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për shtatorin ra 24 cent në 97.20 dollarë për fuçi dhe deri më tani është rritur me 1.8% në këtë muaj.

TV Scan, 29.07.2011