Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Linja nëntokësore të gazit, 12 mln lekë për Albpetrol

Janë 12 195 462 lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2011, parashikuar për Ministrinë e Drejtësisë, në programin “Sistemi i burgjeve”, zëri “Fonde për përballimin e kostove lokale për investimet e huaja”, që transferohen në llogarinë e ALBPETROL sh.a. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ky fond do të përdoret prej ALBPETROL për zhvendosjen e linjës nëntokësore të gazit, e cila pengon vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Ndërtimi i qendrës së paraburgimit dhe burgut, Fier”.
Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet sipas udhëzimit nga Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe ALBPETROL sh.a.

Gazeta Mapo, 27.07.2011