Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri i METE zhvilloi një takim me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, priti të premten në një takim Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, z. Slavtcho Neykov, me të cilin diskutoi rreth zhvillimeve në tregun energjetik të vendit tonë.
Në këtë takim merrnin pjesë dhe kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, z. Sokol Ramadani, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, z. Arben Ibro, përfaqësues nga KESH sha dhe nga Ministria e Financave.
Ministri z. Naço garantoi të gjithë aktorët e tregut energjetik se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me anë të këtyre takimeve dhe me inustrumentet e saj, do të sigurojë një bashkëpunim sa më frytshëm, për një treg energjetik eficient dhe konkurues, në funksion të zhvillimit të tij dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Nga ana e tij, z. Neykov, falënderoi Ministrin për gatishmërinë dhe kohën e shkurtër për organizimin e takimit.
Z. Neykov u shpreh në mbështetje të institucioneve të qeverisë shqiptare dhe inkurajoi bashkëpunimin mes tyre për zhvillimin e tregut të energjisë në vendin tonë.
Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, z. Neykov u shpreh se vendi ynë po ecën me shpejtësi në zhvillimin e sektorit energjetik dhe reformat e ndërmarra duhet të vazhdojnë, në mënyrë që të arrihen objektivat e synuara. Gjithashtu, z. Neykov inkurajoi bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare dhe aktorëve në tregun energjetik për zgjidhjen e problematikave që ka sjellë hapja e këtij tregu, si dhe shprehu mbështetjen e tij për reformat dhe projektet e ndërmarra.

energjia.al, 18.07.2011