Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Sqarim i CEZ per llogaritjen e faturave te reja te energjise

Duke nisur nga muaji Maj, fatura e energjise elektrike do te prodhohet me sistemin e ri te faturimit, i cili permban nje aplikacion të ri. Nepermjet ketij aplikacioni do behet automatikisht faturimi korrekt i konsumatoreve familjare, duke zbutur impaktin negativ qe sjell leximi në më pak apo më shumë se 30 dite, ne kushtet e aplikimit te çmimit me dy blloqe konsumi.
Duke nisur nga muaji Maj, fatura e energjise elektrike do te prodhohet me sistemin e ri te faturimit, i cili permban nje aplikacion të ri. Nepermjet ketij aplikacioni do behet automatikisht faturimi korrekt i konsumatoreve familjare, duke zbutur impaktin negativ qe sjell leximi në më pak apo më shumë se 30 dite, ne kushtet e aplikimit te çmimit me dy blloqe konsumi. Për të qenë më pranë pritshmërive te konsumatoreve, eshte parashikuar qe tarifa sociale prej 7.7.Leke/kWh te aplikohet mbi bazen e konsumit mesatar ditor. Meqenese blloqet e konsumit per kategorine e konsumatoreve familjare jane percaktuar si konsum mesatar mujor, pra 300 kWh/muaj (ne praktiken tregtare muaji konsiderohet 30 dite kalendarike), blloku i pare llogaritet 10 kWh ne dite.
Kjo gje behet per te shperndare dhe faturuar ne menyre te drejte konsumin e bllokut te pare ne cdo muaj dhe per gjithe vitin. Kjo formule bazohet ne datat e leximit dhe lejon trajtimin e drejte te konsumit te cdo konsumatori familjar.
Llogaritja e bllokut i cili faturohet me tarifen sociale, 7.7 leke/kWh, ka si element kryesor datat e leximit te abonentëve, dhe zbatohet si më poshtë:
Blloku social = N x 10 kWh x 7.7 lek/kWh
* N= Numri i diteve ndermjet dy leximeve
Ky mekanizem sherben edhe per korrigjimin e faturimeve te muajve te meparshem te ankimuara nga abonentet, per lexime mbi apo nen 30 dite, te cilat do te rregullohen ne menyre automatike ne periudhat e mevonshme te leximit. Per gjithe ankimet tashme ne proces do te behet anullim i fatures historike te gabuar dhe perllogaritja e fatures se korrigjur do te gjenerohet per te gjithe periudhen e faturimit perfshi keqfaturimin duke trajtuar keshtu tarifen sociale sipas blloqeve perkatese.
Për ta ilustruar dhe bërë më të kuptueshme për ju, më poshtë po ju japim tre shembuj të faturimit të energjisë elektrike për periudhat mbi dhe nën 30-ditore, dhe gjithashtu për periudhën 30 ditore:

Shembulli 1:
N=35 dite
C= 460 kWh
A=35×10= 350 kWh
B= 460-350 kwh=110kWh
T=350×7.7 + 110×13.5
T=4180 Lek.

Shembulli 2:

N=23 dite
C= 460 kWh
A=23×10= 230 kWh
B= 460-230 kwh=230kWh
T=230×7.7 + 230×13.5
T=4876 Lek.

Shembulli 3:

N=30 dite
C= 460 kWh
A=30×10= 300 kWh
B= 460-300 kwh=160kWh
T=300×7.7 + 160×13.5
T=4470 Lek.

Ky aplikim i implementuar ne sistemin tone te faturimit synon shmangien e cdo lloj diskriminimi, ne sensin pozitiv apo negativ te konsumatoreve te lexuar ne periudha kohore te ndryshme nga 30 dite. Per te njejtin konsum te lexuar, por ne periudha te ndryshme kohore, konsumatori I lexuar ne me shume se 30 dite do te paguante 290 leke me shume, ndersa konsumatori I lexuar ne me pak se 30 dite do te paguante 406 leke me pak.
Le ta ilustrojme kete dhe per nivele te konsumit relativisht te uleta:

Shembull 1:
N = 35 ditë
C = 270 kwh (konsumi mesatar ditor eshte 270/35 = 8 kWh)
T = 270 kWh * 7.7 = 2,079 Leke

Shembull 2:
N=23 ditë
C=270 kWh (konsumi mesatar ditor: 270 kWh/23 = 12 kWh)
A=23*10=230 kWh
B= 270- 230 = 40 kWh
T= 230*7.7 + 40*13.5
T= 2,311 Leke

Shembull 1: (i gjithe kosnumi trajtuar me tarife sociale)
N = 35 ditë
C = 270 kwh (konsumi mesatar ditor eshte
270/35 = 8 kWh)
T = 270 kWh * 7.7 = 2,079 Leke
Konsumi ditor me 7.7 All = 8 Kwh

Shembull 2: (i gjithe konsumi trajtuar me tarife sociale)
N=23 ditë
C=270 kWh (konsumi mesatar ditor: 270 kWh/23 = 12 kWh)
T=27*10=270 kWh * 7.7 = 2,079 Leke
Konsumi ditor me 7.7 All = 12 Kwh

Pra, nje konsumator (Shembull 1) me konsum prej 270 kWh, per 35 dite lexim e perfiton tarifen sociale per te gjithe konsumin e lexuar. Por nuk eshte e drejte, qe nje konsumator tjeter (Shembull 2), per te njejtin konsum te lexuar, tashme per 23 dite (me konsum mesatar ditor 12 kWh), te perfitoje faturimin me tarifen sociale per te gjithe konsumin e lexuar. Per nje konsum me te larte ditor do te paguante te gjithe konsumin me tarife sociale, perkthyer ne vlere leku, do te paguante me pak krahasuar me abonentit konsumi ditor I te cilit eshte me i ulet. Konkretisht, konsumatori i pare do te diskriminohej ne krahasim me te dytin, pasi ky i fundit do te paguante 232 leke me pak per te njejtin konsum te lexuar.

energjia.al, 06.07.2011