Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: ERE percakton rregulloren kriteret per dhenien dhe heqjen e statusit te klientit te kualifikuar

DRAFT RREGULLORE MAJ 2011

PËR KRITERET E DHËNIES DHE HEQJES SË STATUSIT TË KLIENTIT TË KUALIFIKUAR
KAPITULLI I PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i rregullores
Kjo rregullore hartohet në përputhje me ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, neni 48, të ndryshuar dhe ka për qëllim vendosjen e rregullave për kriteret e dhënies dhe heqjes së statusit të klientit të kualifikuar.
Neni 2
Zbatimi
Kjo rregullore zbatohet për të gjithë subjektet, që përfitojnë statusin e klientit të kualifikuar sipas nenit 48 të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, dhe sipas kësaj rregulloreje.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë rregullore termat e përdorur më poshtë do të kenë kuptimin: 1. “ERE” do të thotë Enti Rregullator i Energjisë. 2. “Bordi i Komisionerëve” është organi vendimmarrës i ERE-s i përbërë nga pesë anëtarë të emëruar sipas procedurave të legjislacionit në fuqi. 3. “Furnizues i kualifikuar” është personi i licencuar për të furnizuar një ose më shumë klientë të kualifikuar. 3/1. Subjekt – Ne kuptim te kesaj rregullore do te thote nje person fizik ose juridik qe kerkon te perfitoje statusin e klientit te kualifikuar. 4. “Klientë i kualifikuar” është klienti që ka të drejtë të zgjedhë, për nevojat e tij vetjake, furnizuesin e energjisë elektrike. 5. “OSSH ” është personi i licencuar për të kryer veprimtarine e shpërndarjes se energjisë elektrike dhe ate te furnizimit publik me pakice 6. OST është personi i licencuar për të kryer veprimtaritë e transmetimit të energjisë elektrike, dispeçerimit të sistemit elektroenergjetik, si dhe për operimin e tregut të energjisë elektrike. 7. “Klienti tarifor” është klienti, që furnizohet nga furnizuesi publik me çmime dhe tarifa të rregulluara. (shfuqizuar) 9. “Nivel i konsumit vjetor” sasia e energjisë elektrike që një klient duhet të konsumojë gjatë një viti, e përcaktuar nga Bordi i Komisionerëve brenda muajit janar të çdo viti.
KAPITULLI I DYTË
KRITERET DHE PROCEDURAT PËR DHËNIEN E STATUSIT TË KLIENTIT TË KUALIFIKUAR
Neni 4
Kriteret për dhënien e statusit
Ka të drejtë të kërkojë statusin e klientit të kualifikuar subjekti që plotëson kërkesen e kësaj rregulloreje si më poshtë: a) Paraqet në ERE nje kerkese me shkrim per te perfituar statusin e klientit te kualifikuar si dhe kopje të noterizuar te nje dokumenti te leshuar nga furnizuesi i meparshem ku cilesohet dhe konfirmohet pagesa e te gjithe detyrimeve per energjise elektrike qe subjekti (aplikusi) ka konsumuar deri ne momentin e aplikimit
Neni 5
Regjistrimi i kërkesës dhe vendimi i Bordit
1. Çdo subjekt egsisutes apo i prespektives, që plotëson kriterin e përcaktuara në nenin 4 të kësaj rregulloreje, duhet të njoftoje me shkrim dhe OSSH per kerkesen e paraqitur ne ERE, së cilës i bashkëngjit dokumentin që provon plotësimin e kriterit për përfitimin e statusit te Klientit te Kualifikuar. 2. Kerkesa paraqitet 90 dite perpara per te perfituar statusin . 2. Brenda 30 diteve nga marrja e kerkeses, Bordi pasi konstaton rregullshmerine e aplikimit, vendos per dhenien ose jo te statusit te klientit te kualifikuar si dhe si dhe afatin kur statusi behet efektiv
Neni 6
Bërja efektive e statusit
1. Pas marrjes se vendimit te Bordit te Komisionereve per dhenien e statusit të klientit të kualifikuar, klienti duhet të njoftojë te pakten 60 ditë përpara bërjes efektive të statusit, OSSH apo OST.
2. 2. Mbas afatit te percaktuar nga Bordi i Komisionere per statusin e klientit te kualifikuar, klienti e humbet statusin e klientit tarifor dhe Furnizuesi Publik me Pakice nuk do ta furnizoje me energji elektrike kete kliente.
3. Klienti i kualifikuar, mund të lidhë kontratë për furnizimin me energji elektrike me çdo furnizues të kualifikuar,
KAPITULLI I TRETË
KRITERET DHE PROCEDURAT PËR HEQJEN E STATUSIT TË KLIENTIT TË KUALIFIKUAR
Neni 7
Heqja e statusit të klientit të kualifikuar
Statusi i klientit të kualifikuar hiqet kur: a) klienti deklaron se heq dorë nga statusi i dhënë; b) nuk zbaton legjislacionin në fuqi.
Neni 8
Heqja e statusit me kërkesë të klientit te kualifikuar
1. Në rastet kur klienti i kualifikuar kerkon qe ti hiqet ky status, per tu konsideruar si klient tarifor, duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ERE-s per heqjen e statusit te Klientit te Kualifikuar, brenda 90 diteve nga data nga te cilen ai kerkon te kthehet ne kliente tarifore. Per kete ai njofton edhe OSSH, per kerkesen e mesiperme.
2. Para vendimmarrjes ERE-ja do te marre opinionin e OSSH dhe KESH (F.P.SH) per kete kerkese.
3. ERE do te marre informacion nga Furnizuesi i Kualifikuar me te cilin aplikusi ka patur kontrate furnizimi me energji elektrike gjate kohes qe gezonte statusin e klientit te kualifikur.
4. ERE ne se e gjykon te arsyeshme mund te vendose nje shtese cmimi per kthimin e aplikuesit ne kliente tarifore.
5. Mbas vendimit te ERE-s ku te jete percaktuar cmimi shtese, Klienti i kualifikuar brenda 7 dite nga njoftimi duhet te shprehet ne se heq dore nga kerkesa per rikthimin ne kliente tarifore.
6. Mbas qendrimit te Klientetit tarifore, ERE shprehet brenda 10 diteve per qendrimin perfundimtar.
2. ERE do të marrë vendim për heqjen e statusit brenda 30 ditëve nga dita e regjistrimit në ERE të kërkesës së klientit të kualifikuar për t’u kthyer në klient tarifor.
3. Brenda 5 ditëve pune nga marrja e vendimit per heqjen e statusit të klientit të kualifikuar, ERE njofton OSSH dhe ose OST për vendimin e saj.
KAPITULLI I KATËRT
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 10
Lidhja e kontratës së furnizimit me energji elektrike me OSSH/FPP
Brenda 30 ditëve nga vendimi i Bordit te Komisionereve, klienti qe eshte kthyer ne klient tarifor sipas vendimit te ERE-es ne zbatim te procedurave te mesiperme, OSSH/FPP detyrohet të lidhë kontratën e furnizimit me energji elektrike me klientin sipas modelit të kontratës së miratuar nga ERE për furnizimin me energji elektrike të klientëve tariforë me cmimin e miratuar nga Bordi i Komisionere.
Neni 12
Ndryshimi i rregullores
Kjo rregullore është objekt rishikimi, me vendim të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, sipas rregullave të praktikës dhe procedurave të ERE-s.
Neni 13
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi menjehere.

energjia.al, 02.06.2011