Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fillon pune rafineria e pare ne Kosove

Kompania KULLA-EXIM nga Peja ishte nikoqire e Klubit të Biznesit të Odës Ekonomike të Kosovës të mbajtur 21 prill të këtij viti me rastin e fillimit të punimeve të rafinerisë së parë të produkteve të naftës në Kosovë, pronare e së cilës është kjo kompani.
Pronari i Kompanisë, Adem Rrustemaj Kulla Exim ka thënë se Kompania ka filluar operimin nga pas lufta duke ju ofruar kompanive ne Kosove shitje me shumice te derivateve te naftës.
“Ne vitin 2006 kompania filloi ndërtimin e impiantit industrial për atë te rafinerisë e cila ishte ide e hershme e themeluesit te KULLA-EXIM,Adem Rrustemaj. Ne prill te vitit 2010 kompania filloi zgjerimin e aktiviteteve duke blere bazën e asfaltit ne Junik nga kompania e njohur gjermane Joos Holding GMBH. Gjithashtu kompania ka ndërtuar edhe gurthyesen ne fshatin Strellc, ku aktualisht punojnë 26 punëtor. Planifikohet qe ne pranverën e vitit 2011 te lëshohet ne pune edhe fabrika për riciklimin e vajit motorik e cila do ti ofroj tregut kosovar dhe me gjere,vaj cilësor te ricikluar nga impianti industrial me modern aktualisht ne rajon”tha pronari i kompanisë.
Kjo kompani vazhdimisht ka përkrahur kërkesat e organizatave rinore dhe aktivitetet për bamirësi në komunitet. Ajo rregullisht ka ndihmuar dhe përkrahur familjet në nevojë.
Kulla Exim ka ndërtuar shtëpi për pesë familje, ka ndihmuar hapjen e rrugës së re në Bjeshkët e Fshatit Strellc, komuna e Deçanit, ka ndihmuar shtrimin e rrugës në Fshatin Strellc i Epërm me kubëza betoni si dhe ka dhënë shumë donacione tjera për shoqata dhe klube rinore
Pronari i kompanisë është fitues i çmimit prestigjioz “FIDES” për filantropi në Kosovë
Për punën e suksesshme dhe kontributin e madh të kësaj kompanie në takimin e Klubit të Biznesit folën edhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe sekretari i përgjithshëm i Odës, Berat Rukiqi.

Oda Ekonomike e Kosoves, 03.05.2011