Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ: Institucionet shtetërore, 5 mld borxh për faturat e energjisë

Institucionet shtetërore nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike, duke qenë më problematike edhe se abonentët familjarë dhe bizneset. Drejtuesit e kompanisë CEZ kanë bërë të ditur se borxhi i papaguar i energjisë, i institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore arrin në 5 mld lekë.
“Më vjen keq që të përmend segmentet kryesore me një performance të ulët të arkëtimit, aktualisht në portofolin tonë janë institucionet buxhetore dhe jo buxhetore. Kjo performance e ulët tashmë ka efektin e saj negativ, për sa i përket fondeve që ne kemi në dispozicion për të bërë investime jo vetëm në rrjet dhe në cilësinë e furnizimit por edhe në cilësinë e shërbimit që ne i ofrojmë abonentëve tanë. Pra borxhi aktual i institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore është 5 mld”, -tha drejtuesi i kompanisë CEZ.
Drejtuesit e kompanisë CEZ kanë promovuar edhe shërbimin e ri, i cili iu lejon klientëve që të shohin dhe të printojnë faturën mujore të energjisë elektrike.

www.balkanweb.com, 20.04.2011