Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë: KEK-u me njësi speciale kontrollon konsumatorët

Kosovë: KEK-u me njësi speciale kontrollon konsumatorët
Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK), me qëllim të ngritjes së cilësisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve të rregullt dhe për të ulur nivelin e humbjeve-vjedhjes së energjisë elektrike, ka intensifikuar kontrollet në pajisjet elektrike nëpër shtëpi të konsumatorëve. Këto kontrolle janë duke u zhvilluar në çdo kohë të ditës dhe të njëjtave do t’u nënshtrohet të gjithë konsumatorët e Korporatës, thuhet në një njoftim të lëshuar për media nga KEK-u. “Në këtë mes, më datë 04 nëntor 2010 gjatë orëve të natës, punonjësit e Korporatës të përkrahur edhe nga Njësitë speciale të Policisë së Kosovës e kanë ndërmarrë një aksion të gjerë të kontrollimit të konsumatorëve në qytetin e Prizrenit”, thuhet në njoftim. Zyra për informim e KEK-ut, ka bërë të ditur se në këtë aksion janë kontrolluar 512 konsumatorë, nga të cilët kanë rezultuar që: “27 konsumatorë kanë keqpërdorur energjinë elektrike, duke manipuluar me njehsorët elektrik; 52 konsumatorë kanë patur njehsorë të pabllombuar (kanë hequr bllombat nga njehsorët e tyre); 2 konsumatorë kanë shfrytëzuar energjinë elektrike pa njehsorë fare; 65 konsumatorë tjerë kanë mbyllur dyert e shtëpive të tyre dhe nuk kanë lejuar qasjen në njehsorë të ekipeve të Korporatës, në kundërshtim me ligjet në fuqi në Kosovë, të njëjtit do të kontrollohen ditëve në vijim”.

Gazeta Kosova Sot, 09.11.2010