Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Linja e parë e “Rrjedhës së Jugut” fillon në 2015

Linja e parë e “Rrjedhës së Jugut” fillon në 2015

Linja e parë e gazësjellësit “Rrjedha e Jugut” do të lëshohet në përdorim më 30 dhjetor të vitit 2015, lajmëroi njëri nga drejtorët e kompanisë ruse “Gazprom”, Sergej Ballashov.

Ai informoi se kapaciteti i linjës së parë të “Rrjedhës së Jugut” do të arrijë 15,6 miliardë metra kub gaz në vit.
Kapaciteti i tërë gazësjellësit duhet të arrijë 63 miliardë metra kub dhe i njëjti pritet të arrihet në gusht të vitit 2018.
Rusia tashmë i firmosi të gjitha marrëveshjet ndërshtetërore të domosdoshme për realizimin e gazësjellësit “Rrjedha e Jugut”, ndërsa në rrjedhë është edhe përpunimi i studimit për realizueshmëri, pas çka do të saktësohet marshruta përfundimtare dhe çmimi i tërë projektit, tha Ballashov.

 

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 15.10.2010