Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrabanda, Prifti del nga Prokuroria: I qendroj akuzave

Kontrabanda, Prifti del nga Prokuroria: I qendroj akuzave

Dritan Prifti del nga Prokuroria pas dëshmisë mbi kontrabandën e naftës. I thirrur në Prokurori për të dëshmuar mbi akuzat e ngritura ndaj zv drejtorit të përgjithshëm Agron Kulicajt, ish ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka dëshmuar për rreth tre orë.
Prifti ka deklaruar se i qëndron akuzave të ngritura ndaj ish badigardit të Berishës, Kulicaj për kontrabandën e naftës dhe se i kërkon Prokurorisë të thellojë hetimet mbi bazën e materialeve që ai do tu vërë në dispozicon, ndërsa shton se nuk ka asnjë detajë tjetër për të bërë publike.
“Si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kisha informacione për të gjitha akuzat. Në dispozicion të Prokurorisë kam vendosur materiale që ata të hetojnë. I qendroj akuzave që kam bërë dhe nuk ka detaje të mëtejshme”,- ka deklaruar Prifti sapo doli nga Prokuroria.
Duke kërkuar që Prokuroria ti shkojë deri në fund këtij hetimi, Prifti theksoi se “nuk duhet të ndikohen nga presionet politike”

 

 

www.balkanweb.com, 15.10.2010