Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrabanda, letër-porosi në Itali e Gjermani

Kontrabanda, letër-porosi në Itali e Gjermani

Një ndër veprimet hetimore të njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës është edhe nisja e letër-porosive drejt shtetit italian dhe gjerman për të konfirmuar nëse në këto shtete dërgohej apo jo naftë “virgin” për t’u përpunuar. Kërkesa do të jetë shumë e thjeshtë dhe në to do të specifikohen disa kërkesa të tipit nëse kompania ARMO ka sjellë ose jo tonelata nafte për t’u përpunuar dhe sa ka qenë sasia që kanë kthyer në Shqipëri. Megjithatë, me shumë mundësi, akuza deklaron se kjo skemë mund të zbardhet plotësisht dhe të parët nën akuzë mund të jenë zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, personel i doganave dhe tatimeve, si dhe individë të veçantë, qofshin këta edhe të Policisë së Shtetit.

 

 

Gazeta Shqip, 15.10.2010