Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrabanda, hetim në 5 institucione

Kontrabanda, hetim në 5 institucione

Task-Forcë, sekuestro dokumentave. Pas Dritan Priftit në pyetje drejtorët e “ARMO” e “Albpetrol”

 

 

Në skaner depozitat e naftës në Petrolifera. 30 % e prodhimit vjetor është naftë “Virgin”.

Njësia antikorrupsion pranë prokurorisë së Tiranës, u ka dërguar një shkresë zyrtare, Ministrisë së Ekonomisë, zyrës së “Albpetrolit”, asajt të ‘ARMO-s”, Drejtorisë së Doganave si dhe Inspektoriatit Qëndror Teknik të hidrokarbureve, për vënin në dispozicion të gjithë dokumentacionit të përdorur nga këto institucione, që monitorojnë prodhimin, tregtimin dhe eksportimin e naftës shqiptare. Mësohet se shkresa u është dërguar ditën e djeshme menjëherë pas rregjistrimit të procedimit penal lidhur me akuzat e deputetit Dritan Prifti se zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe ata të doganave drejtojnë rjetin më të madh të kontrabandës së naftës “Virgin” në tregun vendas. Nisur nga këto akuza ditën e sotme Prifti është thirur nga prokuroria e Tiranës për të dëshmuar, ndërkohë që ende nuk ka konfirmuar nëse do jetë i gatshëm të dëhsmojë apo jo. Burimet thanë se nëse deputeti Prifti paraqitet për të dëshmuar ai do pyetet për gjëra konkrete, dhe se nëse ka dyshime atij do i kërkohet të japë sqarime mbi identitetin dhe skemën e veprimit të tyre. Ndërkohë që hetimi do shtrihet edhe në drejtorët apo ish-drejtorët e “Albpetrol”, dhe “ARMO”, të cilët sipas prokurorisë do thiren gjatë hetimit të çështjes për të dhënë sqarime lidhur me akuzat e Priftit. Veç kësaj verifikime hetimore do kryhen edhe në sektorin e depozitave të “ARMO-s” në portin e Petroliferës në Vlorë si dhe në disa kompani konçesionare që kryejnë nxierjen e naftës në shqipëri. Nafta “Virgin” nënkupton naftën e cilësisë së dobët e cila del nga rafineria e përpunimit të kompanisë “ARMO-s”. Kjo sasi që sipas verifikimeve rezulton të jetë 30 për qind e prodhimit vjetor, nuk hidhet në treg si nafta e tipit D2, por ajo depozitohet në botet e “ARMO-s” me qëllim eksportimin në rafineritë me teknologji më të lartë siç janë ato në shtetet Itali dhe Gjermani. Pikërisht këtu lind edhe dyshimi për kontrabandën e naftës, pasi zyrtarë të këtyre institucione bëjnë dokumentacionet sikur mijëra tonelata naftë “Virgin” eksportohen jashtë shtetit, por që në fakt ajo shitet në pikat e karburantit, të cilat e përziejnë me naftën e mirë duke e tregtuar më pas tek konsumatorët me çmim të lartë. Si pasojë e kësaj skeme individë të caktuar sipas Priftit kanë mundur të fitojnë miliona euro, pasi bëhet fjalë për 30 përqind të prodhimit vjetor të naftës në Shqipëri. Duke ju referuar vetëm të dhënave të katër mujorit të parë të nxjerrjes së naftës nga Albpetrol, rezulton se nga 50 mijë e 328 ton naftë bruto, 15 mijë e 984 ton del naftë e tipi “Virgin” ose sipas specialistëve llum. Kjo shifër del vetëm nga prodhimi i naftës në katër muaj e parë të vitit 2010, por në gjithë prodhimin vjetor shifra është akoma edhe më e madhe, gjë e cila tregon se mundësia për të kryer kontrabandën e naftës “Virgin” është shumë e realizueshme. Lidhur me mundësinë e këtyre aferave, njësia antikorrupsion pranë prokurorisë së Tiranës prej dy ditësh ka nisur hetimet dhe pritet që gjatë ditëve në vashdim të dalë në konkluzionin përfundimtar, duke sqaruar nëse ka ose jo kontrabandë nafte në shqipëri.
15 mijë tonë naftë
Vetëm nga të dhënat e 4 mujorit të parë të nxjerrjes së naftës nga Albpetrol, rezulton se nga 50 mijë e 328 ton naftë bruto, 15 mijë e 984 ton del naftë e tipi “Virgin” ose sipas specialistëve llum. Kjo shifër del vetëm nga prodhimi i naftës në katër muaj e parë të vitit 2010, por në gjithë prodhimin vjetor shifra është akoma edhe më e madhe, gjë e cila tregon se mundësia për të kryer kontrabandën e naftës “Virgin” është shumë e realizueshme.

Në pyetje drejtorët
Hetimi do shtrihet edhe në drejtorët apo ish-drejtorët e “Albpetrol”, dhe “ARMO”, të cilët sipas prokurorisë do thiren gjatë hetimit të çështjes për të dhënë sqarime lidhur me akuzat e Priftit dhe nëse kanë dijeni për kobtrabandën e naftës. Veç kësaj verifikime hetimore do kryhen edhe në sektorin e depozitave të “ARMO-s” në portin e Petroliferës në Vlorë si dhe në disa kompani konçesionare që kryejnë nxierjen e naftës në Shqipëri.

 

Gazeta Metropol, 15.10.2010