Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrabanda e naftës Prifti: Do jetë hetimi i shekullit

Kontrabanda e naftës Prifti: Do jetë hetimi i shekullit
Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti i përgjigjet thirrjes së prokurorisë dhe paraqitet pranë prokurorëve të njësisë Task-Force për të dhënë dëshminë e tij për kontrabandën e naftës së papërpunuar ose siç njihet ndryshe, ‘virxhine’.
Sic ishte njoftuar rreth orës 13.00 deputeti, i sapo larguar nga LSI, u paraqit në dyert e prokurorisë.
“Kam ardhur të denoncoj gjithë aferat korruptive, dhe të paraqes gjithë dokumentacionin që vërteton akuzat”- ka thënë për gazetarët para se te hynte ne prokurori, Dritan Prifti.
“Do të jetë hetimi i shekullit nëse prokuroria e merr seriozisht”- nënvizoi ish ministri i Energjetikës i cili pas shkarkimit akuzoi si të përfshirë në kontrabandën e naftës Policinë e Shtetit dhe zv drejtorin e pergjithshem Agron Kulicaj.
"Faktet që do sjell unë do të nxjerrin shumë llum për evazionin fiskal dhe kontrabandën."
Prej dy ditësh hetuesit kanë sekuestruar të gjitha materialet që janë konsideruar si provë për hedhjen dritë mbi akuzat për kontrabandën e naftës. Sipas Priftit, nafta ‘virxhine’ nuk është eksportuar, por u është shitur kompanive vendase, në një kohë që është produkt i ndaluar për t’u përdorur në tregun shqiptar.

 

www.balkanweb.com, 15.10.2010