Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Francë, 12 rafineri në grevë

Francë, 12 rafineri në grevë

Dymbëdhjetë rafineri në Francë janë të gjitha në grevë dhe kjo kundrejt reformave pensionale. Dy të fundit që u bënë pjesë e kësaj greve ishin ato të Gravenchon, në rajonin e Seine-Maritime dhe Reichstett, në Reno. Protesta ka çuar në bllokim të vendit, për mungesë karburanti dhe tubacioneve të naftës që furnizojnë aeroportet e Parisit, Orly dhe Roissy.

Lufta kundër reformave të pensionit në lidhje me moshën, me shumë mundësi mund të gjunjëzojnë transportin në Francë. Shoqëria që merret me organizimin e aeroporteve në Paris, ka lajmëruar se Charles de Gaulle mund të mbarojë resorsat e karburantit duke filluar që nga java tjetër, ndërsa për sa i përket Orly mund të rezistojë deri në 17 ditë. Bllokimi i qytetit të Parisit ka ardhur duke u shtuar ditën e sotme si rrjedhojë e përballjes me forcat e rendit, të cilët u urdhëruar të ndërhynin nga Sarkozy. Greva arriti të mbyllte 8 nga 12 depozita në vend. Mund të themi se dhe pesë të tjerat që janë bllokuar nga manifestuesit: janë ato të Vern-sur-Seiche, Total në Tolosa dhe dy të tjera në Normandinë e ulët.

 

Agjensia e Lajmeve NOA, 15.10.2010