Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çfarë është nafta virgin

Çfarë është nafta virgin

Nafta bruto që del nga nëntoka shqiptare përpunohet nga ARMO, i cili arrin të nxjerrë pastaj nënprodukte si solar, bitum, virgin, e më pas, çfarë mbetet, po themi e pastër, është nafta me parametra të caktuara squfuri, që në pikat e shitjes identifikohet si diesel 10-50-100 ppm. Benzina nuk arrihet të përpunohet, ajo blihet vetëm në tregun e jashtëm. Nafta virgin nuk shitet në tregun vendas, pasi nuk shërben për asgjë, përveçse për të prodhuar benzinë, që në kushtet tona teknike është e pamundur. Si rrjedhojë, qeveria e lejon vetëm për eksport. Çmimi i ulët i saj dhe shitja pastaj si naftë, duke e përzier, sjell shmangien reale të taksave dhe shkeljen e ligjit.

 

 

Gazeta Shqip, 15.10.2010