info@energjia.al

Prodhimi më i madh i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme bëhet nga hidrocentralet, kapaciteti instalues i tyre është 79.49 megavate. Nga energjia me erë prodhohen 1.35 megavate dhe nga ajo solare 0.602 megavate.

Energjia më e madhe e ripërtëritshme në Kosovë vjen nga hidrocentralet, nga energjia me erë dhe nga ajo solare. Totali i përgjithshëm i prodhimit të energjisë elektrike të ripërtëritshme është 81 megavate.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) thonë se momentalisht prodhim më të madh të energjisë elektrike alternative ka nga hidrocentralet, kapaciteti instalues i tyre është 79.49 megavate: “48.18 megavate nga hidrocentralet ekzistuese dhe 31.25 megavate nga hidrocentralet e reja të shpërndara në Deçan, Dragash, Mitrovicë dhe në Shtërpcë, solare 0.602 megavate në Klinë dhe në Pejë, si dhe 1.35 megavate nga era në Golesh. Po ashtu kemi edhe shumë projekte të tjera në ndërtim e sipër. Këto centrale ndërtohen nga sektori privat (ndërkombëtar në bashkëpunim me vendorët) dhe nuk kanë implikim për buxhetin e shtetit, përkatësisht rregullohen përmes feed-in tarifave nga ZRRE-ja, e cila shpërndahet në faturat e konsumatorëve”, tha Besiana Qorraj, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Gazeta Zeri,  20.09.2017

Vjedhja e energjisë elektrike vijon edhe pse penalitetet ligjore janë forcuar së tepërmi tre vitet e fundit, pas aksionit masiv për ta çrrënjosur këtë fenomen.

Një abonente nga Fieri kishte hequr metesin duke e fshehur atë, veprim i cili është konstatuar nga grupet e OSHEE, të cilët e kallëzuan atë në Polici, ndërsa në Librazhd janë evidentuar gjashtë raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Konkretisht në Fier, abonentja Bajame G.,  zhduku matësin e energjisë dhe për këtë arsye u denoncua.

Të tjera raste si: Qemal K., nuk kishte kontrate dhe u gjet i lidhur me energji, duke mos patur as matës; Çobo B., procedim për rilidhje të paligjshme; si dhe Lulzim T., u kap në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike.

Po nga Fieri regjistrohet nje incident i shëmtuar, ku për shkak të detyrës goditet elektricisti Indrit M. Punonjësi ka asistuar në kontrollet e natës per vjedhjen e energjisë nga abonentët, në fshatin Radostinë.

Në Librazhd, zonë nën administrim nga Drejtoria Rajonale OSHEE Elbasan, janë zbuluar raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku konkretisht:

Ilmi B., Altin S., Gentian S., dhe Alil A., u kapën me rilidhje të paligjshme të energjisë. Policia, në vendngjarje, kreu veprimet, kurse materialet i kaluan prokurorisë.

Shqiptarja.com  18.09.2017

Shqipëria ka një potencial të lartë të shfrytëzimit të energjisë diellore, për vetë klimën që ka, por investimet në këtë sektor duhet të kryhen me kujdes. Ja ku është leverdishmëria më e madhe…

Intervistë me z. Ismail Beka, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ) *

Shqipëria ka një potencial të lartë të shfrytëzimit të energjisë diellore, për vetë klimën që ka, por investimet në këtë sektor duhet të kryhen me kujdes. Z. Ismail Beka, nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ), si një ekspert që i ka ndjekur prej një kohe të gjatë çështjet e energjisë, pohon se ky sektor, në vendet e tjera është zhvilluar përmes subvencioneve që janë dhënë nga qeveritë. Ai shton se Shqipëria nuk ka një përvojë me parqe fotovoltaike, me siguri deri tani mund të gjykohet vetëm mbi përvojën e vendeve të tjera fqinje me ne, siç është Greqia apo Italia, të cilët në 10-vjeçarin e fundit kanë ndërtuar shumë parqe fotovoltaike, që në të gjitha rastet janë me kontrata afatgjatë me çmime të subvencionuara për blerjen e energjisë.

Por, Beka shton se energjia e diellit është pa diskutim një perspektivë reale, veçanërisht në kushtet kur zhvillimet e teknologjisë janë të tilla, që kostot në investimin e pajisjeve të energjisë diellore janë në një trend ulës të vazhdueshëm. Energjia diellore është një alternativë shumë e leverdishme në kuadrin mikro, sidomos në sektorin e mikpritjes dhe turizmit, ku hotelet e vogla mund ta shfrytëzojnë atë në periudhën e verës. Investimi në panelet diellore ka eficiencë të lartë nga vetë ndërmarrjet ose familjarët, që e përdorin për nevojat e tyre. Beka është i mendimit se vetë bizneset e vogla dhe familjarët do ta çojnë përpara investimin në fushën e energjisë diellore në Shqipëri. Ata do të investojnë me burimet e tyre financiare dhe pa pritur subvencione. Më poshtë intervista:

Ka një rritje të interesit për të investuar në energjinë e diellit kohët e fundit. Si e vlerësoni ju këtë interes?

Miratimi i ligjit për energjitë e rinovueshme, përcaktimi nga ERE i një çmimi të garantuar për blerjen e energjisë nga parqet fotovoltaike dhe shprehja e një vullneti politik të Qeverisë për të mbështetur investimet në këtë sektor, ka bërë që të rritet interesi i mjaft kompanive të biznesit për të investuar me parqe fotovoltaike. Nga ana tjetër, ka edhe mjaft kompani biznesi që po e shikojnë energjinë diellore si fushë të tyre prioritare në biznes dhe po ofrojnë teknologji fotovoltaike, për zgjidhje të ndryshme. Pra në përgjithësi është rritur pritshmëria për shtimin e investimeve në energjinë diellore në Shqipëri, ndërkohë që shembuj të deritanishëm në Shqipëri me energjinë fotovoltaike janë shumë të kufizuara dhe të izoluara.

Ka një rendje të investimeve drejt parqeve të mëdha fotovoltaike. Sa me leverdi janë dhe a mund të ndodhë e njëjta gjë si me hidrocentralet, të cilët u nxitën të investonin dhe më pas qeveria u ndryshoi çmimin?

Pa diskutim që “rendja” tek aplikimet për të marrë leje për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, ka shumë të përbashkëta me rendjen pas koncesioneve dhe projekteve të HC në vitet 2009-2012, kur më shumë se 500 persona ose biznese, shumica prej të cilëve as nuk kishin lidhje me energjinë dhe as nuk kishin burime financiare që të mund t’i realizonin investimet, filluan një garë të paparë për të marrë një licencë koncesioni për një ose disa HC-e dhe më tej kërkonin të gjenin partnerë financiarë apo të shisnin licencat.

Lidhur me leverdinë ekonomike, Shqipëria nuk ka një përvojë me parqe fotovoltaike, me siguri deri tani mund të gjykohet vetëm mbi përvojën e vendeve të tjera fqinje me ne, siç është Greqia apo Italia, të cilët në 10-vjeçarin e fundit kanë ndërtuar shumë parqe fotovoltaike, që në të gjitha rastet janë me kontrata afatgjata me çmime të subvencionuara për blerjen e energjisë.

Shumë shtete europiane kanë qenë të detyruar të mbështesin dhe të subvencionojnë çmimin e energjisë diellore dhe të erës, si dhe të energjive të tjera të rinovueshme, në kuadrin e një angazhimi 20-20-20 që i detyron këto vende që deri në vitin 2020, të rrisin me 20% energjinë e rinovueshme, të ulin me 20% përdorimin e energjisë me masa për eficiencën dhe të ulin shkarkimin e CO2 me 20%.
Por rrethanat në Shqipëri janë krejt të tjera. Shqipëria është modeli i vetëm, që aktualisht 100% të energjisë elektrike e prodhon nga burimet e rinovueshme (HC vetëm ujë) dhe me fuqinë aktuale të instaluar ka arritur që prodhimi neto i energjisë të jetë më i lartë se sa konsumi vjetor (shembull janë vitet 2012 dhe 2016).

Prodhimi vjetor neto i energjisë elektrike për vitin 2016 ishte mbi 7,1 milionë MWh, shumë më i lartë se mesatarja shumëvjeçare 1985 – 2016 prej 4,7 milionë MWh. Në periudhën 2010 – 2016, për tre vjet është realizuar prodhim neto energjie nga HC prej rreth 7 milionë MWh, aq sa është edhe konsumi vjetor në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).

Kujdes!

Prodhimi i energjisë elektrike nga fotovoltaikë në Shqipëri, me siguri do të zhvillohet si një komponent i rëndësishëm në harmoni dhe në mënyrë racionale me të gjithë burimet e tjera të energjisë, por në mënyrë të kujdesshme, pa pretenduar që Shqipëria të kthehet në një model të energjisë fotovoltaike.

Sistemi i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri përballet me disbalancime të mëdha, nga njëra anë me faktin që prodhimi i energjisë në mbi 85% është i përqendruar në rajonet e veriut të vendit, ndërkohë që konsumatorët më të mëdhenj janë midis Tiranë-Durrës-Vlorë dhe nga ana tjetër, me diferenca të mëdha të prodhimit në periudha të ndryshme të vitit. Diferenca ndërmjet prodhimeve maksimale e minimale rezulton rreth 2.7 herë, (në muajin mars janë prodhuar 940.000 MWh ndërkohë që në shtator 332.000 MWh), duke shprehur në mënyrë të dukshme shkallën e lartë të riskut hidrologjik në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga sistemet elektroenergjetike të mbështetur vetëm në HEC-e. (të dhëna nga Raporti i ERE-s për vitin 2016)

Muajt me prodhimin më të vogël janë muajt e verës (korrik – shtator), atëherë kur edhe kërkesat për energji rriten për shkak edhe të rritjes së konsumit familjar për ftohje, si dhe rritjes së aktivitetit të strukturave akomoduese të turizmit.
Kjo periudhë përkon edhe me nivelin më të lartë të rrezatimit diellor, edhe për pasojë të potencialit më të madh të prodhimit të energjisë nga dielli. (tabela e mëposhtme tregon të dhënat e vitit 2016, për prodhimin dhe konsumin e energjisë elektrike në Shqipëri)

monitor 796.indd

Energjia e diellit është pa diskutim një perspektivë reale, veçanërisht në kushtet kur zhvillimet e teknologjisë janë të tilla, që kostot në investimin e pajisjeve të energjisë diellore janë në një trend ulës të vazhdueshëm. Në këto kushte, prodhimi dhe përdorimi i energjisë diellore duket se do të jetë një plotësues shumë i mirë në tregun e energjisë, për tre arsye:

Së pari: energjia diellore ka rendimentin më të lartë dhe për pasojë prodhimin më të madh në muajt e verës, kur konsumi i energjisë është më i lartë, si nga konsumatori familjar ashtu edhe bizneset (veçanërisht turizmi) dhe prodhimi i energjisë nga HC është shumë i vogël.

Së dyti: Sistemet fotovoltaike do të instalohen direkt tek konsumatori fundor, pra do të jenë shumë më të vogla humbjet e transmetimit të energjisë dhe parametrat e energjisë elektrike do të përmirësohen.

Së treti: Veçanërisht për bizneset dhe konsumatorët familjarë, do të rrisë komfortin dhe do të nxisë kursimin e përdorimit të energjisë.
Shqipëria ka relativisht çmime të larta të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset, gjë që favorizojnë energjinë diellore. Me përjashtim të furrave të bukës, të gjithë bizneset e tjera kanë një çmim të lartë të energjisë elektrike nga 11 –12,4 lekë/kah, ndërkohë që kategoria e konsumatorëve familjarë është 9,5 lekë/Kwh (pa përfshirë TVSH). Me siguri, edhe në të ardhmen, ky çmim shkon drejt rritjes, çka e bën edhe më të qëndrueshme eficiencën e investimit nga vetë ndërmarrjet ose familjarët për energjinë diellore.

Prodhimi i energjisë elektrike nga fotovoltaikë në Shqipëri, me siguri do të zhvillohet si një komponent i rëndësishëm në harmoni dhe në mënyrë racionale me të gjithë burimet tjera të energjisë, por në mënyrë të kujdesshme, pa pretenduar që Shqipëria të kthehet në një model të energjisë fotovoltaike.

Objektivat strategjikë që ka Shqipëria në fushën e energjisë janë të lidhura ngushtë me tregun rajonal të energjisë, nxitjen e investimeve private për të diversifikuar prodhimin e energjisë dhe për ta prodhuar atë sa më pranë edhe konsumit në rajone të ndryshme të vendit, shfrytëzimin e burimeve të gazit (që ofron projekti TAP) për prodhim energjie dhe për industri, si dhe kryerjen e investimeve për eficiencën e energjisë dhe uljen e CO2 në bazë të angazhimeve që ka marrë Qeveria Shqiptare në kuadrin e konventave ndërkombëtare për ndryshimet klimatike.

Shqipëria ka një perspektivë afatmesme të shfrytëzojë dhe Gaz nga TAP për të prodhuar energji elektrike në termocentrale (duke filluar nga ai i Vlorës, prej 98 MW me çmime më të lira konkurruese në treg. Termocentralet me gaz përbëjnë edhe kompensatorin më të mirë në rrjet për energjitë e diellit dhe erës, të cilat kanë cikël të lartë ndryshimi midis kohës me diell dhe pa diell (dhe ditë-natë). Koha e nevojshme për të ndaluar nga puna ose për të rivënë në punë turbinat e TEC me gaz është shumë herë më e lehtë se sa çdo model tjetër i prodhimit të energjisë.
Me investimet aktuale në fushën e energjisë së rinovueshme dhe me futjen e tyre në shfrytëzim, Shqipëria do t’i mbulojë mirë nevojat e saj në rritje për energji elektrike dhe në një periudhë afatmesme do të jetë një eksportues i energjisë elektrike.

Por fakti që tregu rajonal i energjisë vazhdon të dominohet nga energjia e prodhuar nga TEC me lëndë djegëse do ta bëjë shumë të vështirë shitjen e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme, veçanërisht atë diellore. Pra do të duhet të ndiqet një strategji e qartë që në hapat e parë, për të menduar për politika të qëndrueshme afatgjatë, kur vjen fjala për masën e subvencionit dhe garantimit të çmimit të blerjes të energjisë. (Shqipëria ka marrë angazhim për çmim të garantuar të energjisë nga HC private apo koncesionarë – që arrijnë në më shumë se 600 MW fuqi të instaluar dhe po rriten më tej, si dhe premton çmim të garantuar për fotovoltaikë).

Modeli aktual

Shqipëria është modeli i vetëm, që aktualisht 100% të energjisë elektrike e prodhon nga burimet e rinovueshme (HC vetëm ujë) dhe me fuqinë aktuale të instaluar ka arritur që prodhimi neto i energjisë të jete më i lartë se sa konsumi vjetor (shembull janë vitet 2012 dhe 2016).

Panel diellorDeri tani, interesi më i madh është për parqet fotovoltaike. Po për bizneset e vogla dhe ekonominë e turizmit sa me leverdi është? Cilat mund të jenë zhvillimet më të shpejta në përdorimin e energjisë diellore në Shqipëri?

Kursimi, komforti dhe vlera e investimit janë tre kriteret më të rëndësishme për investime në fushën e energjisë diellore për konsumatorët familjarë dhe bizneseve. Pra janë vetë bizneset e vogla dhe familjarët, që do ta çojnë përpara investimin në fushën e energjisë diellore në Shqipëri. Ata do të investojnë me burimet e tyre financiare dhe pa pritur subvencione.
Hapat e nevojshëm nga Qeveria për të mbështetur nisjen e investimeve nga grupet e mësipërme mund të jenë: (i) Rregulla të qarta administrative, që duhet të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave (ii)proces i thjeshtë i marrëveshjes me OSHEE për prodhim energjie për konsum vetjak, (iii) montimi i paneleve diellore në çatitë e banesave dhe objekteve industriale pa leje ndërtimi (me përjashtim të rasteve kur janë ndërtesa muzeore).

Me energji diellore nuk bëhet fjalë vetëm për panele fotovoltaike. Panelet diellore për ngrohjen e ujit për nevoja sanitare dhe ngrohje përbëjnë një nga prioritetet me leverdishmëri më të lartë ekonomike, veçanërisht për sektorë të tillë si ai i familjar dhe i turizmit. Kombinimi i të dy masave është shumë më efektiv.

Perspektiva

Shqipëria ka një perspektivë afatmesme të shfrytëzojë dhe Gaz nga TAP për të prodhuar energji elektrike në termocentrale (duke filluar nga ai i Vlorës, prej 98 MW me çmime më të lira konkurruese në treg

Përvoja ndërkombëtare ka treguar se është shumë më efektive të investohet në të dy rrugët: me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe me kursimin e energjisë. Çdo investim me eficencën e energjisë për të kursyer 1 Kwh është deri dy herë më i vogël se sa për të prodhuar 1 Kwh energji. Investimet me energji diellore për ngrohje-ftohje, janë pikërisht ato që i shërbejnë edhe kursimit të energjisë.

Rruga më e sigurt është investimi nga vetë bizneset dhe familjarët për nevojat e veta, në modelin e vetëkonsumit, çka e ka parashikuar edhe ligji dhe pritet të miratohet edhe kuadri rregullator.

Janë të gjithë parakushtet që energjia diellore të zërë një vend të rëndësishëm në bilancin e energjisë që ne konsumojmë. Në vendin tonë konsumi familjar në raport me konsumin e përgjithshëm të faturuar për klientët tariforë për vitin 2016 përbën rreth 49%. Mbi 4 milionë turistë vijnë në Shqipëri në vit. Referuar shifrave të vitit 2016 mbi 40% e tyre vijnë në muajt korrik-gusht dhe rreth 75% në periudhën maj – tetor, periudhë në të cilën edhe rrezatimi diellor është i plotë. Sfida janë: ulja e konsumit të energjisë elektrike për ngrohjen e ujit për nevoja sanitare dhe ngrohje, si dhe për ftohjen e banesave, pasi zënë rreth 46% e kostove të energjisë që harxhohen në banesa dhe hotele.

Një fushë tjetër ku energjia diellore është e praktikueshme në Shqipëri ka të bëjë me zgjidhje individuale, “ishull” ose sisteme të pavarura:
“Elektrifikimi” i staneve dhe fshatrave ekstreme malore, ku sot nuk ka energji elektrike, ose ku linjat fundore nuk arrijnë të furnizojnë me energji elektrike. Veçanërisht në muajt e verës, në të gjithë zonat alpine, ku dalin barinj dhe janë bujtina të turizmit malor.
Pompat solare të ujit dhe sistemi i vaditjes së tokës (pa pasur nevojën e baterive, pasi procesi i vaditjes së tokës është i nevojshëm në verë dhe në kohën kur nuk bie shi. Ftohja e produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe veçanërisht të qumështit pas mjelje.

Kursimi

Përvoja ndërkombëtare ka treguar se është shumë më efektive të investohet në të dy rrugët: me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe me kursimin e energjisë. Çdo investim me eficiencën e energjisë për të kursyer 1 Kwh është deri dy herë më i vogël se sa për të prodhuar 1 Kwh energji. Investimet me energji diellore për ngrohje-ftohje, janë pikërisht ato që i shërbejnë edhe kursimit të energjisë.

Si mund të nxitet përdorimi tek ekonomitë e vogla dhe subjektet turistike? Çfarë politikash nxitëse mund të ndjekë qeveria?

Pa diskutim ka shumë përvoja ndërkombëtare që duhen studiuar me kujdes dhe për t’i kthyer edhe në praktika shqiptare. Është krejt e qartë që masat subvencionuese janë ato që e çojnë përpara zhvillimin e shpejtë të këtyre investimeve.

Ka edhe shtete që bëjnë një politikë tjetër, subvencionojnë investimin: p.sh., grant nga 30-50% e kostos së blerjes së paneleve diellore dhe të baterive akumuluese, për të nxitur vetëkonsumin në banesë, të energjisë së prodhuar.
Ajo që mund të bëjë Shqipëria, për shembull, rimbursimi i TVSH-së për investimet në energjinë diellore, kur ato kryhen nga konsumatorët familjarë ose biznese që nuk janë subjekte të TVSH.

Jo vetëm investim, por mbi të gjitha nxitja dhe mbështetja për një treg të kualifikuar pune për energjitë diellore dhe eficiencën e energjisë,
përfshirë specialitetet që formohen në universitetet teknike dhe punëtorët e kualifikuar në shkollat profesionale dhe qendrat e trajnimit profesional.

A rrezikohet të kemi një flluskë në këtë sektor, ashtu siç ndodhi me rendjen e bizneseve të ndërtimit drejt bujqësisë p.sh., ku hynë në një sektor që nuk e njihnin mirë?

Kujdes me prognozimet shumë optimiste dhe të pamatshme: nuk ka shans që investimet e fotovoltaikëve të rezultojnë të vetëshlyera në më pak se 7-10 vjet, apo nuk mund të ketë rendimente të tilla që do t’i tundonin fshatarët të “mbillnin” tokat me fotovoltaikë, pasi prej 1 ha do të merrnin 300 mijë euro në vit.
Zgjidhjet teknike janë një problem i vështirë për operatorin energjetik: stabilizues në sistemin energjetik kur të rritet pjesa e energjisë nga dielli dhe era në sistem.

Revista Monitor,  16.09.2017

OSHEE vijon aksionet e prerjeve të energjisë elektrike ndaj debitorëve.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar disa procedime penale në Vlorë, Shkodër dhe Librazhd.

Kështu, OSHEE Vlorë ka denoncuar në polici babain e elektricistit i cili vidhte energji me linje të dytë jashtë sistemit të matjes në “Lagjen Pavarësia”.

OSHEE deklaron se në Velipojë është shoqëruar nga policia abonenti R. Nikolli pronar i një kompleksi shërbimi, me akuzën e cënimit të matësit dhe manipulim të dhënash.

Gjithashtu në Shkodër Frrok G. dhe Besnik S. në Lezhë Sander S. dhe në Bushat abonenti Mark N. abonentë familjarë sipas policisë kanë cenuar matësin elektrik duke ndërhyrë.

OSHEE u bën thirrje abonentëve mos tentojnë vjedhjen e energjisë, pasi rrezikojnë që të ndëshkohen  deri ne 3 vjet heqje lirie.

Shqiptarja.com  15.09.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në orët e vona të mbrëmjes ka vizituar mihjen sipërfaqësore në fshatin Shipitullë, pas arritjes së marrëveshjes me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit.

Në mihjen sipërfaqësore, kryeministri Haradinaj pa nga afër rifillimin e punës së eskavatorëve të KEK-ut, të cilët punën e tyre e kishin ndërprerë para 14 muajsh, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet banorëve të asaj zone dhe KEK-ut.

“Pas gjithë konsultave që i kemi pasur me banorët e Shipitullës dhe të Hades, menaxhmentin e KEK-ut, ministritë e Ambientit dhe të Zhvillimit Ekonomik, dhe pas një pune voluminoze kemi ardhur deri te zgjidhja. Eskavatorët kanë filluar punën dhe ende jemi në kohë që të mos ndalet prodhimi i energjisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai ka përmendur humbjet që do t’i shkaktoheshin vendit, po që se nuk do të arrihej kjo marrëveshje. “Kosova do të humbte rreth 500 mijë euro në ditë, sipas kalkulimeve të përafërta. Pra kemi qenë afër një situate e cila do të na kushtonte shumë“, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në mihje, kryeministri Haradinaj u shpreh i bindur se furnizimi me energji elektrike do të jetë në nivel gjatë sezonit të dimrit.

Ai tha po ashtu se si model për kompensim për shtëpitë e banorëve të Shipitullës kanë marrë modelin e mëhershëm që e ka përdorur Qeveria për lagjen Shala të Hades. “Është gjetur një zgjidhje që është e dinjitetshme jo vetëm për banorët, por edhe tregon përkujdesin e Qeverisë, shtetit të Kosovës për banorët e zhvendosur të Shipitullës, por edhe për banorët e Hades“, tha kryeministri Haradinaj.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka falënderuar kryeministrin për angazhimin e pandërprerë në adresimin e kësaj çështjeje. “Rifillimi i ekskavatorëve sot nënkupton një siguri të furnizimit. Falë kësaj marrëveshje ne mund të konfirmojmë se kemi evituar një gjendje katastrofike për banorët dhe për gjithë vendin”, është shprehur Gjukaj.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  14.09.2017

8 persona kanë humbur jetën në një azil për të moshuarit, në Floridan e mbetur pa energji elektrike, si pasojë e uraganit Irma.

Policia evakuoi të mërkurën rreth 120 banorë të azilit, të cilët kishin filluar të ndjeheshin keq për shkak të mungesës së  ajrit të kondicionuar. Temperaturat e ulta ishin 26 gradë celsius të mërkurën, në zonë.

Kryebashkiakja e kontesë Borward, Barbara Sharief tha se 3 persona ishin gjetur të vdekur në azilin Hollywood Hills, ndërsa 5 të tjerë kishin humbur jetën në spital.

10 milionë njerëz vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Florida, Xhorxha dhe në 2 Karolinat, pas uraganit.

Irma, që mori më shumë se 20 jetë njerëzish në Shtetet e Bashkuara, goditi Floridan jugore të dielën në mëngjes, si një stuhi e kategorisë së katërt, përpara se të zbutej në stuhi tropikale, të hënën.

Top Channel,  14.09.2017

Thatësira e tejzgjatur si dhe rënia e prodhimit të energjisë elektrike shoqërohet me një kosto financiare  që arrin në afro 11 miliardë lekë, ose 80 milion euro. Kjo shumë është e barabartë me fitimin që dy kompanitë KESH dhe OSHEE kanë patur për vitin 2016.

Aktualisht konsumi i energjisë, nga korriku e deri më tani përballohet në 90 % nga importi. Numri 2 i ministrisë së energjisë Ilir Bejtja në një intervistë për Vizion Plus sqaron se energjia po sigurohet me çdo kosto, me qëllim që të mos ketë ndërprerje.

Por ndonëse 24 orët e fundit janë shoqëruar me reshje të dendura shiu, duket se gjendja në kaskadë nuk ka përmirësim, duke bere qe Fierza te qëndroje në nivelin e 270 metrave.

Sistemi ynë energjetik vijon të varet nga kapricot e motit, ndërsa ai funksionin si një zinxhir, mes tre kompanive, prodhimit, transmetimit si dhe shpërndarjes. Kjo do të thotë që në rast se një nga hallkat e sistemit nuk funksionon, ajo fut në një spirale borxhesh edhe të tjerat.

Por jo vetëm: energjia vijon të jetë një kërcënim edhe për buxhetin e shtetit, nga cili në rast nevojë do të kërkohet mbështetje financiare.

Vizion Plus,  13.09.2017

Fjala e Ministrit Gjiknuri gjatë prezantimit të programit qeverisës për Infrastrukturën dhe Energjinë në seancën e sotme parlamentare:

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar deputetë dhe të pranishëm në këtë seancë,

Nëse ka një aksiomë të njohur për zhvillimin ekonomik dhe për rritjen e shpejtë ekonomike, investimet në infrastrukturë dhe në energji janë ingredient i pashkëputur i këtij motori.

Nuk ka mëdyshje se rrjetet infrastrukturore janë “enët e gjakut” përmes të cilave ushqehet e gjithë ekonomia e kombëtare. Secili prej nesh, socialist apo demokrat qoftë, përdor të njëjtat rrugë; kalon përmes të njëjtave ura e tunele; udhëton përmes të njëjtave porte e aeroporte; furnizohet përmes të njëjtave linja elektrike e ujësjellësi. Ndaj infrastruktura dhe zhvillimi i saj duhet të jetë një nga çështjet që duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë.

Përmes rrjeteve infrastrukturore dhe ndërlidhjes së tyre, së pari brenda vendit e më pas në rang rajonal e më gjerë, krijohen premisat për rritjen e volumit, lehtësinë e aksesit dhe uljen e kostove në lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ofrimin e shërbimeve që përmirësojnë jetën e përditshme të çdo qytetari.

Gjej rastin ta konsiderojmë infrastrukturën si një bosht të ri të bashkimit të politikës sonë ku të gjitha palët të japin mbështetjen e tyre. Ajo do të jetë e jona, e juaja e kujtdo. Nëse dikush foli me të drejtë këtu që Shqipëria kërcënohet nga braktisja, nga plakja, zhvillimi i infrastrukturës dhe i ekonomisë është shansi më i mirë që të rinjtë të mbeten këtu në vend. Jam i bindur që edhe opozita ka shumë për të dhënë në këtë drejtim.

Është humbur shumë kohë ndaj nuk ka asnjë minutë për të humbur. Shqipëria që duam duhet të ketë një fytyrë të re, krejt ndryshe nga ajo që shohim sot. Do të fillohet nga elementët më kryesorë, siç është siguria. Infrastruktura rrugore është kthyer në një kërcënim, në një burim rreziku. Brenda 100 ditëve të para të qeverisë do të ndërmarrim një aksion të gjerë në të gjithë territorin me synim disiplinimin e hyrje-daljeve të akseve kombëtare. Hapësirat rrugore do lirohen menjëherë nga çdo objekt i paligjshëm, që jo vetëm nuk ka lidhje me sinjalistikën rrugore, por pengon atë duke u shndërruar në burim aksidentesh.

Na duhet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i të gjithë qytetarëve në këtë aksion të vështirë që synon mbi të gjitha sigurinë e jetës dhe pronës.

Që në tre muajt e parë do të ndërhyjmë në mënyrë emergjente në disa prej pikave me problematike për aksidentet rrugore, të njohura si “black spots”.

Do të fillojë kryeja me intensitet e procesit të ndriçimit, vendosjes së sistemit të emergjencës SOS dhe kompletimit të sinjalistikës së plotë për çdo aks kombëtar brenda vitit të parë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ristrukturohet me synim rritjen e performancës, menaxhimit të kontratave dhe rolit supervizues. Do të gjejmë mekanizmin e duhur për ti dhënë zgjidhje problemit të transportit ndërqytetës dhe rrethqytetës. E ashtuquajtura “policia gri” do të hiqet nga rrugët ndërsa do riorganizohen edhe drejtoritë rajonale të mirëmbajtjes.

Qëllimi ynë primar është integrimi i sistemit rrugor shqiptar në rrjetet ballkanike dhe në sistemin paneuropian të transportit. Objektivi afatshkurtër do të jetë sigurimi i zbatimit të marrëveshjes ndërkufitare me Malin e Zi, si pjesë e projektit të autostradës Adriatiko-Joniane, ndërsa ai afatmesëm lidhet me rritjen e efikasitetit të marrëveshjeve të tjera ndërkufitare.

Ndër projektet më prioritare të qeverisë do të jetë korridori Adriatiko – Jonian për të cilin do të fillojë menjëherë puna për studimin e fizibilitetit. Do të investohet në zgjerimin e aksit Fushë Krujë-Shkodër dhe në aksin Thumanë-Kashar/Rrogozhinë; by-pass -et Tepelenë, Lezhë dhe Tiranë. Do të investohet për dublimin e aksit Milot-Rrëshen ashtu sikurse të përfundohet by-pass-i i Fierit dhe ai i Vlorës. Do të vazhdojë faza intensive e ndërtimit për Rrugën e Lumit të Vlorës, do të ndërtohet aksi Kardhiq-Delvinë si dhe do të përfundojë Unaza e plotë e Tiranës.

Brenda 100 ditëshit të parë besoj se do të shpallim fituesit e garës për ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Edhe deputetja e Dibrës të mos shqetësohet për aksin që përmendi, pasi do të bëjmë realitet atë që deri tashti vetëm fjalë kanë qenë. Shtrohet pyetja nga do të burojnë paratë?! Një  pjesë  e madhe e këtyre projekteve do të financohet me skemën e njohur të partneritetit publik-privat dhe programit 1 Miliard dollar tashmë  të  shpallur nga qeveria shqiptare. Të gjithë veprat infrastrukturore paguhen nga përdoruesit. Nuk ka asnjë skemë tjetër. Ku keni parë partneritet publik-privat ku përfituesi final të mos paguajë veprën publike. E rëndësishme është që ne të mbajmë stabilitetin financiar brenda hapësirave buxhetore të bëjmë të mundur thithjen e kapitalit privat dhe tashmë një punë e mirë ka filluar. Ka disa projekte të ardhura në ministri, ka projekte të tjera që presim dhe me ngritjen e strukturave të posaçme që dot ë trajtojnë të gjitha projektet koncesionare, pra PPP këto projekte do të vihen në zbatim me kohë. Njëkohësisht edhe shteti do të marrë riskun e tij.

Qeveria do të ndjekë një sërë praktikash efektive si stimuj financiarë për automjete më të pastra dhe më të efektshme; nxitjen e transportit ekologjik ndaj mjedisit; sistem inteligjent për transportin; rreth-rrotullime dhe krijimi i by-pass -ve në rrugë kombëtare si dhe në zona rurale.

Brenda muajve të parë do të vëmë në funksion stacionin e përbashkët hekurudhor të Tuzit që përbën edhe kusht me rëndësi për lëvrimin e granteve e kreditë të buta nga ë BIF në kuadër të Procesit të Berlinit.

Do të përgatisim një masterplan mbi investimet e mundshme për një sistem transporti të shpejtë hekurudhor për udhëtarë, për zonat turistike dhe me përqendrim të lartë urban (modeli i linjës së shpejtësisë së lartë Tiranë-Rinas-Durrës).

Do të punohet për një projekt mbi lidhjen e linjës mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duke e futur rrjetin hekurudhor në kontekstin e një rrjeti rajonal. Kjo do të do të ndikonte në shndërrimin e Porteve të Durrësit, Shëngjinit dhe Vlorës si porte pikë referuese rajonale. Në kuadër të projektit INTERREG do të punohet për pre-fizibilitetin e lidhjes hekurudhore me Greqinë. Patjetër këto janë të vështira për tu realizuar në 4 vite, por e rëndësishme është të fillohet nga projektet. Projektet hekurudhore janë të vështira për të investuar, por jam i bindur që përsa i përket cargove dhe mallrave interesi do të jetë i lartë dhe ka një axhendë europiane të interkonektivitetit që bënë të mundur që dhe vendi jonë të mos jetë më i shkëputur nga hekurudhat europiane.

Qeveria do të ketë përparësi zhvillimin e trekëndëshit tranzit Hani i Hotit– Durrës – Maqedoni e anasjelltas, gjë e cila do të rrisë ndjeshëm volumet e transportit me vendet fqinj. Do të nxisim shfrytëzimin e transportit hekurudhor edhe për rastet e transportit të lëndëve me rrezikshmëri apo që ndikojnë në ndotjen e mjedisit duke lehtësuar rrugët e vendit nga ky lloj transporti.

Shqipëria do të veprojë si një qendër transiti për vendet fqinje pa dalje në det si Maqedonia dhe Kosova. Zhvillimi i porteve detare do të konsistojë në specializimin dhe zhvillimin e harmonizuar të tyre, duke rehabilituar dhe ristrukturuar infrastrukturën portuale ekzistuese. Do të garantohet ofrimi i shërbimeve komerciale në bashkëpunim me sektorin privat. Niveli i menaxhimit të porteve detare por edhe grupe të tjera të interesit do të orientohen më shumë në përmirësimin dhe në zgjerimin e numrit të shërbimeve që ofrohen në këto porte.

Do të shmangim çdo procedurë burokratike për të krijuar lehtësitë maksimale me synim tërheqjen e turizmit elitar të krocerave të huaja apo jahteve të cilat përbëjnë një potencial ekonomik për gjithë vijën bregdetare.

Forcimi i kapaciteteve administrative dhe performancës së Autoritetit të Aviacionit Civil do garantojë rritjen e mbikëqyrjes në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjatë katër viteve të ardhshme, qeveria angazhohet për avancimin e projekteve për ndërtimet infrastrukturore aeroportuale në jug të vendit; aeroportin e Vlorës dhe aeroportin potencial turistik të Sarandës.

Do të nxisim rritjen e konkurrencës dhe tërheqjen e sa më shumë kompanive loë-cost të cilat do të mund të reduktojnë koston e udhëtimit të qytetarëve shqiptarë përmes linjave ajrore.

Në fushën e ujësjellës kanalizimeve do të synohet krijimi i një sistemi të integruar qeverisjeje dhe menaxhimi si harmonizim mes qeverisë qendrore dhe atyre lokale. Duhet të pranojmë që ka qenë një dështim i madh sistemi i ujësjellës kanalizimeve në këtë vend. Kjo edhe për shkak të mungesës së investimeve në vite, por mbi të gjitha për shkak të keqmenaxhimit nga autoritetet lokale. Kjo është një sfidë e vërtetë që i përket të gjithë shqiptarëve, nuk është vetëm çështja e qeverisë. Kjo është një pikë tjetër që jam i bindur që duhet të gjejmë konsensus. Nuk mund të kemi më financimeve politike apo financime pa treguar performancë nga ana e ujësjellësave lokalë. Nuk mund të ketë ujësjellësa që vetëm kërkojnë lekë nga Buxheti i Shtetit, ndërkohë nuk kapin asnjë parametër përsa i përket perfomancës. Për çfarë bëhet fjalë?! Përdorimi i paligjshëm i ujit. Vjedhja masive e ujit ku pushtetarë lokalë apo edhe autoritetet që e menaxhojnë ujin atje mbyllin sytë dhe nuk bëjnë asgjë. Por kjo nuk mund të vazhdojë gjatë. Ndaj jemi të bindur që jo vetëm do të fillojmë një operacion kundër lidhjeve të paligjshme që kërkon dhe bashkëpunimin e pushtetit vendor, por nga ana tjetër sistemi i perfomancës. Nëse do para për investime për përmirësimin e ujësjellësit duhet te përformosh, ndryshe qeveria nuk ka pse të të financojë pa limit. Do të zgjedhim një skemë të re sesi do të bëjmë të mundur financimin e ujësjellësve dhe mirëmenaxhimin e tyre. Rastet kur ato dështojnë le të konsolidohen me ujësjellësa të tjerë më të suksesshëm. Sepse nuk mund të ketë ishuj ujësjellësash të cilët nuk bëjnë asgjë, përveçse krijojnë borxhe, nuk paguajnë energjinë dhe në fund lënë edhe njerëzit pa ujë.

Brenda këtij mandati parashikohet shtrirja e shërbimit të furnizimit me ujë në nivel kombëtar në 75%; shtrirja e rrjeteve të kanalizimeve për largimin e ujërave të ndotur urbane, në masën 48 % dhe mbulimi i sipërfaqeve të tokave bujqësore me infrastrukturë shtesë 40 000 ha për ujitje dhe 70 000 ha për drenazhim.

Do të vendoset një sistem rigoroz performance për shoqëritë lokale të ujësjellësave. Mbështetja buxhetore për to do të ofrohet vetëm në këmbim të rezultateve konkrete në drejtim të: reduktimit të lidhjeve të paligjshme, humbjeve në rrjet dhe rritjes së të ardhurave. Qeveria do te fillojë  një  aksion të  gjerë  për të  luftuar abuzimin në  sektorin e ujit të  ngjashëm me atë  që  u aplikua për energjinë  elektrike.

Një nga objektivat kryesor që synohet të arrihen gjatë këtij mandati është dhe implementimi i një strategjie për garantimin e qëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjeve që ofrojnë këto shërbime. Në këtë kontekst, ndër të tjera, si elemente të zgjidhjes do të jenë vijimi i punës për:

-  agregimin e ndërmarrjeve në funksion të ekonomizimit të shkallës sikurse dhe të një manaxhimi më të mirë (nëpërmjet incentivimit);

- mbështetje e menjëhershme për të ndërprerë njëherë e përgjithmonë abuzivizmin me ujin e pijshëm. Për këtë do të filloje një aksion i menjëhershëm për të gjithë vjedhësit/abuzuesit me ujit e pijshëm të cilët e shpërdorojnë këtë burim kaq të vyer për mirëqenien e qytetarëve. (humbjet në rrjet janë në vlera tërësisht të papranueshme rreth 60% e ujit që prodhohet humbet në rrjet).

Qeveria do të synojë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit elektroenergjetik, nisur edhe nga konsolidimi i një reforme e cila ka dhënë rezultate, duke konsoliduar qëndrueshmërinë financiare, operacionale dhe teknike me synim plotësimin e kërkesës në rritje për energji brenda vendit, duke pasur si prioritet integrimin e tregut vendas të energjisë në tregjet rajonale dhe ato europiane, dhe duke ulur varësinë nga importi.

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti, me keqja e 10 viteve te fundit,  ishte një “stres test” i kaluar me sukses. Ndryshe nga më parë kur gjithçka shkarkohej tek Buxheti i Shtetit, këtë herë kompanitë e sektorit arritën të menaxhonin vet situatën e paparashikueshme, duke reduktuar në mënyrë drastike nevojën për injektim parash nga qeveria ne vlera minimale. Mos harrojmë që vite më parë Buxheti i Shtetit hiqte paratë nga investimet etj, vetëm e vetëm që të sigurohej furnizimi me energji elektrike. Kriza tregoi që reforma energjetike ka dhënë rezultat. Nuk themi se jemi aty ku duhet po dha rezultat sepse përballoi financiarisht krizën më të vështirë të 10 viteve të fundit pa krijuar stres të rëndë financiar dhe të vinte në dyshim stabilitetin financiar të vendit.

Qeveria do të synojë thellimin e reformës dhe vazhdimin e programit të investimeve, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e furnizimit përmes: (a) rritjes së kapaciteteve gjeneruese; (b) diversifikimit të burimeve(ujore dhe me erë); (c) rritjes së kapaciteteve transmetuese ndërkufitare e brenda vendit; (d) vazhdimin e procesit të ndarjes së OSHEE sipas ligjit të sektorit të energjisë elektrike; (e) ulje të vazhdueshme të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, garantimin e aksesit për burimet e reja dhe zhvillimin e tyre; (f) krijimin e bursës dhe tregut të organizuar të energjisë; (g) forcimin e pavarësisë së rregullatorit; (h) integrimin e tregut me Kosovës dhe atë rajonal; (i) përafrimin e plotë të të gjithë legjislacionit të sektorit me atë europian; (j) stimulim të investimeve; (k) vazhdim të betejës pa kompromis me korrupsionin dhe vjedhjen e energjisë elektrike.

Në katër vitet e ardhshme do të investohen 170 milion euro për forcimin e kapaciteteve gjeneruese dhe sigurinë e digave të administruara nga  shoqëria  KESH sha.

Në transmetim do të realizohen 160 milion euro investime ku ndër më kryesori është ai i ndërtimit të linjës së 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë e cila mbyll ciklin e lidhjeve interkonektive me vendet fqinje. Rrëzon të gjitha ato hamendje që thonë që Shqipëria s’ka përfituar, përkundrazi këto para janë të përfituara nga Shqipëria dhe Maqedonia për këtë projekt. Mbyllet cikli i interkonektivitetit, pra Shqipëria do të ketë një rrjet të lidhur me Malin e Zi, Greqinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Gjë që do të krijojë premisat e nevojshme që të eksportohet teprica e mundshme që mund të vijë nga rritja e prodhimit të energjisë në Shqipëri.

Qeveria do të vijojë me procesin e ndarjes së  funksioneve të  shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë në OSHEE duke krijuar dy shoqëri më vete me synim  përmirësimin e  shërbimet e furnizimit për qytetaret dhe kanalizimin e investimeve ne shpërndarje.

Në këtë sektor pritet të realizohet një total investimesh prej rreth 520 milion eurosh, pjesa dërrmuese të cilave me fondet e vet kompanisë.  Pjesë e kësaj pakete  investimesh do të jenë edhe projektet me Bankën Botërore, Bankën gjermane KfË për sistemin Skada dhe leximin e matësave Smart. Jam i bindur që sistemi i shpërndarjes shqiptare rinovohet në nivelin 60-70% të tij. Brenda tarifave aktuale, me planet aktuale të performancës dhe me reduktimin e mëtejshëm të humbjeve ne kemi mundësi që në pjesën më të madhe të gjithë ultësirës perëndimore dhe në qendrat kryesore ne të kemi energji si çdo vend tjetër europian dhe njerëzit këto gjëra po i shohin përditë.

Do të nxitet rritja e prodhimit të energjisë prej burimeve të rinovueshme për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm me qëllim rritjen e diversifikimit të burimeve nga energjitë alternative dhe miqësore me mjedisin si dhe implementimin e skemave të reja të matjes neto të energjisë nga impiantet e prodhimit të energjisë diellore dhe me erë për të gjithë vetëprodhuesit, konsumatorë familjarë apo biznese.

Do të vazhdojnë investimet private në energji. Do të krijojmë kushtet që këto investime të vazhdojnë të progresojnë, sepse këto investime kanë progresuar edhe në këto vite për shkak të rritjes së likuiditetit në sektorin e energjisë elektrike. Jam i bindur që në vitin 2021, Shqipëria do të ketë edhe 300 mega të tjerë të instaluar dhe këto nga investime të huaja dhe të vendit. Shumë shpejt do të përfundojë edhe procedura për Kalivaçin, ashtu siç edhe shumë koncesionarë të tjerë të cilët me investimet e tyre dhe me riskun e tyre pa kërkuar garanci për blerjet e energjisë do të shtojnë investimet e huaja, por mbi të gjitha do të rrisin prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri.

Kjo do të bëjë që Shqipëria përveç prodhimit të saj hidro do të ketë edhe prodhimin e energjisë nga energjia diellore dhe era. Tashmë kemi një plan të miratuar, kemi një tarifë të miratuar, kanë filluar aplikimet e para dhe shumë shpejt do të organizojmë edhe ankandin më të madh sëbashku me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim për të ngritur impiantin më të madh fotovoltaik që është bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe synojmë të paktën 30 megavat, i cili do të integrohet me rrjetin energjetik shqiptar. Në planin kombëtar dhe që është i financueshëm sepse ka një tarifë të rregulluar parashikohen edhe 30 megavat me erë. Do të thotë që Shqipëria fillon edhe me këto energji alternative për të diversifikuar portofolin e saj.

Në sektorin e energjive të rinovueshme, investimet e pritshme në ngritjen e impianteve të gjenerimit të energjisë nga burimet diellore janë rreth 150 milion Euro, ku deri në 2020 do të instalohen rreth 50 MV  me tarifë të rregulluar. Nga burimet me energjinë e erës, investimet e pritshme do të jenë afërsisht rreth 60 milion Euro, ku deri në 2020 do të instalohen 30 MË  me tarifë të rregulluar.

Përsa i takon burimeve të reja ujore, Qeveria do të ruajë ritmin e rritjes së këtyre burimeve duke krijuar një klimë të favorshme investimi për ta, me një pritshmëri për investime të ardhshme private me rreth 400 milion Euro, me një kapacitet rreth 300 Më  të instaluar.

Një synim tjetër i joni do të jetë vënia në funksion i Termocentralit të Vlorës, por tashmë të lidhur me rrjetin e gazit. Ajo vepër e dështuar energjetike  dhe pa asnjë logjikë ekonomike sepse është llogaritur të punojë me naftë, të mund të ketë shpresë të ringjallet është lidhja me rrjetin e gazit. Jemi duke përfunduar studimin e plotë për të filluar koncesionin, pra daljen me një proces të hapur tenderimi për të zgjedhur një partneritet publik-privat me një investitor në mënyrë që të bëjë konvertimin me gaz, lidhjen me rrjetin e gazit dhe futjen e saj në portofolin e prodhimit të energjisë në vend.

Do të ndjekim politikën e rritjes së garancisë dhe sigurisë afatgjatë për investimet e realizuara në burimet hidro, duke transformuar kontratat në përputhje edhe me praktikat më të mira evropiane për të drejtat e administrimit dhe pronësisë nga forma BOT në  BOO. Sepse shkon në harmoni me zhvillimin e tregut, me liberalizmin, me krijimin e bursës, me direktivat europiane. Por mbi të gjitha do të krijojë një aset në duart e të gjithë investitorëve shqiptarë, do të krijojë mundësi koleratizimi, por mbi të gjitha sekjuritizimi të gjithë investimit të tyre. Do të thotë të gjithë këto investime, të gjitha këta biznesmenë që kanë investuar në hidrocentrale do të kenë më shumë mundësi të gjenerojnë investime nga institucionet financiare. Këto investime do ta bëjnë biznesin më të sigurtë.

Të gjitha këto janë masa që patjetër do ta forcojnë prodhimin e energjisë elektrike dhe vetë situatën në sektorin elektroenergjetik.

Deri në vitin 2021 me krijimin e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë dhe Fondit për Efiçencën, investimet e pritshme në sektorin publik dhe privat në drejtim të efiçencës së energjisë do të jenë rreth 80 milionë Euro. Objektivi ynë është reduktimi me 6.8% i konsumit të energjisë dhe të ardhurat e pritshme për ekonominë kombëtare nga kursimi i energjisë do të jenë rreth 110 milionë Euro.

Në fushën e industrisë hidrokarbure, në operimin e kërkim-prodhimit të naftës do të synohet që të gjithë vendburimet naftëmbajtëse në tokë dhe det të jenë objekt i kontraktimit nga investitorë seriozë. Pritshmëria e investimeve për 4 vitet e ardhshme arrin në 1 miliard dollar.

Do të promovohet tek operatorët potencialë modeli i ri ekonomik i kontratave hidrokarbure që i japin të drejtët shtetit të marrë më shpejt fitimin. Rritja e kapaciteteve transportuese të naftës do të synojë përdorimin e rrugëve alternative, miqësore me mjedisin, përmes hekurudhave dhe tubacioneve.

Kompania publike Albpetrol do të ristrukturohet duke ruajtur një njësi teknike e cila do të veprojë në koordinim me Institutin e rikrijuar të Hidrokarbureve ndërsa asetet e tjera prodhuese do tu ofrohen investitorëve strategjik apo do ti nënshtrohen privatizimit.

Një element me rëndësi do të jetë forcimi i rolit rregullator të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe rritja e forcës ndëshkuese gjithashtu përsa i takon zbatimit të normave të sigurisë dhe cilësisë së tregtimit të hidrokarbureve.

Në përpunimin e naftës do të synohet të përpunohet e gjithë sasia që prodhohet dhe destinohet në tregun shqiptar. Në operimin e gazit natyror të prodhuar në vend, qeveria do të forcojë kapacitetet tregtuese e teknike; do fuqizojë operatorin publik AlbGaz; do promovojë diversifikimin përmes gazit natyror. Me rëndësi strategjike mbetet mbështetja për përfundimin e gazsjellësit TAP dhe më tej zhvillimi i projekteve të gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP) dhe degëzimit me Kosovën (ALKOGAP).

Qeveria do të mbështesë edhe më tej zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në industrinë minerare duke synuar rritjen e eksporteve të produkteve të përpunuara metalore e jometalore. Përveç rritjes së punësimit dhe mirëqenies për banorët e zonave mineralmbajtëse, ky zhvillim do t’i japë një hov ekonomisë kombëtare në tërësi dhe përmirësojë bilancin tregtar të vendit.

Qeveria do të angazhohet për shtimin e investimeve private në kërkim/prodhimin e mineralit të kromit dhe atë të bakrit. Do të nxitet ringjallja e industrisë së hekur/nikelit, duke kaluar nga fazat e zbulimit drejt asaj të shfrytëzimit. Përmes stimulimeve fiskale do të mund të zgjerohet industria përpunuese e mineraleve të prodhuara në vend.

Krijimi i fabrikave dhe impianteve të reja të pasurimit dhe përpunimit do të synojnë ciklin e mbyllur në mineralet e kromit, ferrokromit dhe bakrit. Do të vazhdojë monitorimi i rreptë i zbatimit të rregullave teknike në miniera dhe zhvillim të industrisë në harmoni me mjedisin.

Më pak se 3 muaj më parë, qytetarët shqiptarë zgjodhën Partinë Socialiste duke ja besuar me një votë të plotë e të qartë timonin e drejtimit të qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Duke nisur nga dita e sotme, ata duhet të jenë të sigurtë se kanë në krye të detyrës qeverinë që ka vullnetin e plotë dhe vendosmërinë për të ecur në rrugën e vështirë të zgjidhjes së problemeve të tyre të përditshme.

Do ishte shumë naivë të besohej se gjithçka zgjidhet lehtë dhe brenda pak muajsh. Përkundrazi! Është një rrugë e mundimshme deri tek Shqipëria që Duam.

Çdo burrë apo grua, vajzë apo djalë, i ri apo i moshuar duhet ta dijë se ka shumë pengesa në këtë rrugëtim! Ato nuk do mund të kapërcehen dot kurrë nëse ata zgjedhin të rrinë vetëm në rolin e spektatorit përballë qeverisë. Nuk mund të presin shëndoshjen e plagëve të trashëguara pa i pastruar e kuruar më parë ato.

Mandati ynë është për një bashkëqeverisje me qytetarët sepse pa mbështetjen, mirëkuptimin dhe inkurajimin e tyre të përditshëm nuk do mund të ecim përpara.

Mbërritja tek Shqipëria që Duam nuk ka të bëjë thjesht me fatin e një mandati qeverisës, fatin e një partie politike, një Kryeministri apo aq më pak disa ministrave. Është sfida e çdo qytetari që dëshiron një Shqipëri më të mirë, me më shumë shtet, punësim dhe mirëqenie.

Jam besimplotë se kjo është rruga, programi, mazhoranca dhe qeveria e duhur.

Faleminderit!

energjia.al  13.09.2017

Për të krijuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH), me datë 9 Shtator 2017 (E Shtunë) nga ora 06:00 deri në orën 09:00 në Nënstacionin NS 110/10 kV Klina, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1.

Gjatë kësaj kohe do të bëhet instalimi i transformatorëve matës të tensionit në anën 10 kV.

Gjatë këtij intervali kohor qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10 kV Klina do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Gjithashtu në kuadër të projektit të njejtë, me datë 10 shtator 2017 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Prishtina 1.

Qytetarët/institucionet që furnizohen nga daljet 35 kV të transformatorit T1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutave (nga ora 06:00 deri në 06:10), (redukimi i parashikuar 9 MWh/h), ndërsa qytetarët/institucionet që furnizohen nga daljet 10 kV të transformatorit T1 mbesin pa furnizim me energji elektrike deri në ora 11:00. (redukimi i parashikuar 11 MWh/h)

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti instalimin e transformatorëve matës të tensionit,  në kuadër të projektit të KOSTT sh.a

Agjensia e lajmeve ekonomia,  12.09.2017

Të gjithë operatorët e tregut të energjisë duhet të paguajnë pranë Entit Rregullator të Energjisë një pagesë që njihet si pagesa e rregullimit. ERE publikoi së fundmi një draft mbi mënyrën sesi do të llogartiet kjo pagesë për secilin prej tyre.

Procedura për operatorët

Sipas ERE të licensuarit në zbatim të neneve 45 e 46 te Ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” dhe të kushteve të licensës depozitojnë në ERE deri me datë 31 Janar te vitit pasardhes pasqyra të plota për vitin e mëparshëm ushtrimor e më tej deri në datë 30 Qershor kopje të audituar të pasqyrave financiare të periudhës së mëparshme nga ku rezulton informacioni mbi të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i licensuar që do të perdoren në llogaritjen e pagesave të rregullimit. Nga ana tjetër pagesat e rregullimit duhet te miratohen deri ne 15 Dhjetor te vitit aktual

Si llogaritet pagesa

Në draft Enti nënvizon se pagesat e rregullimit do të llogariten bazuar në peshën specifike që zënë të ardhurat e realizuara në vitin paraardhes nga aktitviteti i ccdo të licensuari ndaj totalit te të ardhurave të sektorit  të energjisë elektrik(pika 6.1). Kjo pagesë për secilin të licensuar është e barabartë me produktin e peshës specifike të llogaritur sipas pikës 6.1 me vleftën për t’u shpërndarë, buxhetin e ERE-s ( pasi të jenë zbritur pagesat fikse nga licensimit ) të percaktuar sipas pikës 1 të nenit 17 të Ligjit Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

Nga ana tjetër shoqëritë e licensuara në aktivitetin e prodhimit, furnizimit dhe tregëtimit të energjisë elektrike që në vitin paraardhës nuk kanë pasur aktivitet, pagesa e rregullimit do të jete një shume fikse. Në rastet kur ndonjë shoqeri e licensuar nuk ka paraqitur pasqyrat financiare , sicc parashikon neni 46 i Ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, atëherë ERE do të përllogaritë këtë pagesë mbi bazën e vleresimeve nga të dhena të marra nga Publikime Zyrtare.

Revista Monitor,  12.09.2017