Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Roli i Bashkive në Promovimin e Eficensës së Energjisë në Banesa

A e dini se: - konsumi i energjisë në sektorin e banesave është i barabartë me konsumin e energjisë në të gjithë sektorët e tjerë si industri, shërbime, bujqësi, etj. ? - ngrohja e banesës përfaqëson 50-60% të energjisë së përdorur ? - humbjet e energjisë nga muret janë rreth 20 %? - humbjet e energjisë nga dritaret janë rreth 50 % ? - përdorimi i një llampe efiçente kursen 5 herë më shumë energji elektrike ? Për të nxitur marrjen e masave, për të reduktuar këtë konsum “gjigand” energjie, IFC në bashkëpunim me AKBN-në kanë ndërmarrë një projekt për “Efiçensën e Energjisë në Banesa” në Shqipëri. Ky projekt ka për qëllim zhvillimin më tej të investimeve të qëndrueshme private në fushën e Efiçensës së Energjisë, dmth për të lehtësuar praktika të tilla të tregut, për të mundësuar mjedis që të lejojë që kapitali privat të shfrytëzohet në renovime me fokus efiçensën e energjisë dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit multi-familjare. Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC ) pjesë e Grupit të Bankës Botërore, nën projektin “Efiçensa e Energjisë në Banesa”, ne bashkepunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftojnë në seminarin me temë: “Roli i Bashkive në Promovimin e Eficensës së Energjisë në Banesa” .Seminari do të zhvillohet ditën e enjte dt. 19 Dhjetor ora 9:00 – 13:00 tek Hotel Tirana International, salla “Abret”.