Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Furnizim i pandërprerë me energji” – ERE vendos detyrime për operatorët e infrastrukturave kritike

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur një sërë  detyrimesh për të gjithë operatorët që zotërojnë ose operojnë infrastruktura kritike në sektorin elektroenergjetik, më qëllim garantimin e pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët. Detyrimet parashikojnë një sërë masash që duhet të ndërmerren gjatë projektimit, instalimit dhe funksionimit të rrjetit ose pajisjeve të përdorura prej tyre, në mënyrë që të garantohet siguria dhe funksionimi i qëndrueshëm të sistemit elektroenergjitik.

Fillimisht operatorët e licencuar do të duhet të kryejnë një vetëvlerësim të çdo rreziku domethënës të identifikuar. Ndërkohë që, bazuar në këtë vetëvlerësim do të duhet të zhvillojnë një plan përmirësimi për sigurinë kibernetike, shoqëruar me buxhetin e nevojshëm. Gjithashtu, rregullorja detyron operatorët të marrin masat teknike dhe organizative për të menaxhuar rreziqet që mund t’i shfaqen si dhe masat për të parandaluar dhe minimizuar ndikimin e incidenteve që ndikojnë në drejtim të sigurisë së rrjetit. Operatorët e licencuar do të duhet të raportojnë çdo 6 muaj pranë Entit Rregullator të Energjisë mbi kto detyrime, ndërkohë që për çdo incident të ndodhur raportimi duhet të bëhet brenda 4 orësh.

Për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike infrastrukturë kritike janë: sistemi i faturimit, sistemi i leximit të matësave, sistemi financiar si dhe sistemi i monitorimit të nënstacioneve dhe kabinave. Për Operatorin e Sistemit të Transmetimit  pjesë e infrastrukturës kritike është sistemi i monitorimit dhe komandimit, ndërsa për KESH, rrjeti i transmetimit të të dhënave mes Tiranës dhe HEC-eve të Kaskadës së Drinit.

Scan,  11.08.2020