Gati audituesit e energjisë – Çdo objekt duhet të ketë certifikatën e energjisë
Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar testimi për certifikimin e audituesve të energjisë, duke hapur në këtë mënyrë tregun e eficencës së energjisë dhe reduktimit të konsumit. Drejtori i Agjencisë së Eficencës së Energjisë, Evis Berberi thotë se me certifikimin e këtyre profesionistëve do të nisë edhe puna në terren për lëshimin e certifikatave të energjisë, si një parakusht për të shitur apo lëshuar me qira një objekt.
Sipas Berberit, së shpejti do të miratohen edhe 2 aktet e fundit nënligjore, për t’i hapur rrugë tërësisht këtij procesi të vonuar.
Në testimin e parë plotësuan kriteret e pjesëmarrjes 82 aplikantë, ndërkohë që në fund të vitit do të ketë edhe një fazë tjetër për kandidatë të interesuar.
Sipas studimeve në Shqipëri, për të plotësuar nevojat e tregut nevojitet 300-400 auditues energjie, pork y nuk është një numër kufizues, pasi çdokush që kalon testimin ka të drejtë të ushtrojë këtë profesion.
Scan, 22.05.2020