Anullohet ankandi për shitjen e naftës nga Albpetrol
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2014/07/Albpetrol.jpg)
Albpetrol njofton anulimin e procedurës së ankandit për shitjen e sasisë prej 117 639 ton naftë bruto. Anullimi i procedurës është bërë për shkak të mungesës së konkurrencës, pasi asnjë ofertë nuk u paraqit pranë ambienteve të MIE në datën e caktuar.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:
15.04.2020
Njoftimi për anulimin e ankandit “Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton”
Autoriteti shitës, Albpetrol sh.a njofton anulimin e procedurës të ankandit “Procedurë e hapur”, me objekt “Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton”, zhvilluar më datë 08.04.2020, ora 11.00, pranë ambienteve të MIE, për mungesë konkurrence, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, bazuar kjo në pikën 15, të urdhrit Nr. 83, datë 10.02.2012 “Për rregullat dhe procedurat e shitjes të produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.
energjia.al 17.04.2020