Çmimet e naftës shënojnë rënie
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 10 cent dhe u tregtuan me 53.63 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 8 cent dhe u tregtuan me 49.56 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,573.02 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 10.02.2020