Çmimet e naftës në rritje
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 83 cent dhe u tregtuan me 59.12 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 89 cent dhe u tregtuan me 53.03 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e sotëm dhe u tregtua me 1,573.72 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 08.02.2020