Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës në rënie

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 15 cetn dhe u tregtuan me 61.87 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 35 cent dhe u tregtuan me 62.02 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 13 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 56.53 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 43 cent dhe u tregtuan me 56.66 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit shënoi ndryshime shumë të vogla mëngjesin e kësaj të hëne dhe u tregtua me 1,505.05 dollarë amerikanë për onz.

Monitor,  28.10.2019