Fillojnë rënien çmimet e naftës
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 57 cent ose me 1 për qind dhe u tregtuan me 58.85 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 56 cent ose me 1 për qind dhe u tregtuan me 52.80 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e kësaj të enjteje dhe u tregtua me 1,490.34 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 17.10.2019