Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës rregjistrohen në rritje

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 76 cent ose me 1.2 për qind dhe u tregtuan me 65.04 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u mbyllen me 0.2 për qind më pak.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 65 cent ose me 1.1 për qind dhe u tregtuan me 58.74 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 5.9 për qind.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,513.97 dollarë amerikanë për onz.

Scan,  23.09.2019