Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e nis javën në rënie

Nafta po qëndron në rënie, gjatë sesionit të parë të javës, për shkak të përshkallëzimit të luftës tregtare SHBA-Kinë. Duke filluar nga dita e dielë, Uashingtoni nisi aplikimin e tarifave prej 15% ndaj produkteve të tjera kineze të importit.

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi të dielën hynë në fuqi tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj produkteve kineze, duke rritur shqetësimet për ngadalësimin e mëtejshëm të ekonomisë globale dhe për rrjedhojë edhe të kërkesës për naftë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 59 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 55 dollarë për fuçi. Shtetet e Bashkuara filluan aplikimin e tarifave prej 15% ndaj produkteve të tjera kineze,  përfshirë këpucët, orët smart, televizorët, etj, ndërkohë që më herët Kina vendosi tarifa nga 5% deri në 10% për mbi 5 mijë produkte amerikane.

Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se palët do të takohet për të rifilluar bisedimet tregtare më vonë gjatë këtij muaji. Trump shkroi në Twitter se qëllimi i tij është të reduktojë varësinë nga Kina dhe sërish i bëri thirrje kompanive amerikane të mbyllin operacionet e tyre në këtë vend.

Në këtë mënyrë, lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë është përshkallëzuar edhe të tej dhe zgjat tashmë prej më shumë se një viti. Ndërkohë, prodhimi i naftës nga vendet e OPEC u rrit gjatë gushtit, për herë të parë për këtë vit, pasi furnizimi më i lartë nga Iraku dhe Nigeria eklipsoi uljen e prodhimit nga Arabia Saudite.

Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë e energjisë e ulën numrin e puseve aktive për të nëntin muaj me radhë, duke prekur nivelin më të ulët që nga janari i vitit të kaluar.

Scan,  03.09.2019