Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta nis rimëkëmbjen

Nafta ka treguar rritje në sesionin e sotëm, ndërkohë që tregtarët kanë hapur pozicionet për blerje, pas rënies së madhe të javës së kaluar.  Nafta brent ra me më shumë se 8% në tre sesionet e fundit, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, premtoi tarifa të reja ndaj importeve kineze dhe Kina u kundërpërgjigj.   SHBA reagoi edhe pas rënies së juanit kinez ditën e Hënë, duke etiketuar vendin si një manipulues të valutës.

Nafta brent e Londrës u rrit me 1% në 60.39 dollarë për fuçi ditën e Martë,  ndërsa nafta bruto amerikane (WTI), u rrit me 1.1% në 55.28 dollarë për fuçi.   Sipas analistëve, kjo përbën një korrigjim nga pozicionet e mëdha për shitje të javës së kaluar.   Lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ka rritur pasigurinë në lidhje me kërkesën. Ndërkohë, Irani ka kërcënuar të bllokojë të gjithë eksportet e energjisë që dalin nga Gjiri i Hormuzit, ku kalon thuajse 20% e trafikut botëror të naftës.   Irani kërkon që të hiqen sanskionet ndaj eksporteve të veta të naftës, si ç’u premtua në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Scan,  06.08.2019