Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 1.4 për qind ose me 88 cent dhe u tregtua me 63.35 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 1 për qind ose me 58 cent dhe u tregtua me 56.21 dollarë amerikanë për fuçi.
Gjatë javës që lamë pas, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me mbi 7 për qind, ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me mbi 6 për qind.
Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,426.55 dollarë amerikanë për onz.
Scan, 22.07.2019