Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çfarë pasojash shkaktoi moti i keq në rrjetin energjitik

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një bilanc të pasojave që ka shkaktuar moti i keq që përfshiu jugun e vendit mbrëmjen e datës 10 korrik.

Ministria njofton se të gjithë institucionet e saj të varësisë kanë qenë në gatishmëri të plotë për të përballuar dhe eliminuar pasojat.

Nga raportimet e institucioneve kryesore të energjisë rezulton se:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Pasojat e motit sollën dëme të shumta në rrjetin elektrik shpërndarës të OSHEE, që pavarësisht masave tekniko-organizative të marra, e kishte të pamundur të ndërhynte gjatë natës dhe në kushte aspak të favorshme klimaterike.

Paraditen e datës 10 korrik, raportohej për 46 fidera të stakuar për shkak të motit të keq dhe rajonet më të prekura ishin Shkodra (Lezha kryesisht), Burreli dhe Durrësi (zona e Fushë-Krujës) dhe kryesisht zonat rurale të vendit, që furnizohen me rrjet ajror 6kV, i ndjeshëm ndaj stuhive, sidomos me shkarkesa atmosferike.

Gjatë orëve në vijim të datës 10 korrik, me rregullimin e pjesshëm të kushteve të motit, u përmirësua situata e furnizimit me energji elektrike në masën 70%. Në veri të vendit pothuajse të gjithë fiderat ishin në punë, por me kalimin e orëve, në mbrëmje, gjendja e motit u përkeqësua duke vijuar deri në orët e para të datës 11.

Tashmë rajonet më të prekura nga kufizimi i energjisë elektrike ishin në qendër dhe jug të vendit, si Elbasani, Berati, Fieri, Korça (Pogradeci) dhe Vlora.

Dëmet e shumta mbi rrjetin elektrik gjatë natës sollën ndërprerje të energjisë elektrike në 84 fidera, ku si rezultat i motit të keq me shtrëngata shiu dhe erë të fortë u prekën rajonet Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, ndërsa situata në rajonet e veriut ka qene disi më e qetë natën, përveçse në zonën e Velipojës ku ka pasur stakime.

Aktualisht, sipas raportimit të fundit, ora 12:30 të datës 11 korrik, kemi një përmirësim me 65% të situatës më furnizim të energjisë elektrike, ndërsa rajonet më të prekura vijojnë të jenë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra dhe tashmë është shtuar edhe Tirana (pjesërisht Kombinati, Shinat e Trenit, Zall Bastari dhe Yzberishti).

Është e rëndësishme të theksohet se fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në punë. Gjithashtu, rrjeti i tensionit të lartë (TL) 35kv apo dhe Nënstacionet kanë qenë në funksion të plotë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit OST

Për shkak të motit të keq, ka pasur stakime kalimtare linjash TL110. Kjo ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të tensionit nga 5 – 10 minuta, në nënstacionet Bulqizë 110, Peshkopi 110, Gjirokastër 110, Drenovë 110, Berat 110 dhe Uznovë 110.

Scan,  12.07.2019